LAJMI I FUNDIT:

Cvetinov: Neptun Maqedoni me rritje prej 400% në shitjen online

Cvetinov: Neptun Maqedoni me rritje prej 400% në shitjen online

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Goran Cvetinov nga Neptun Maqedoni për zhvillimin dhe rritjen e kompanisë në periudhën e fundit.

e-shitja në Neptun ka rritje deri në 400 përqind. Cilët faktorë ndikojnë në zhvillimin e rritjes së vazhdueshme?
Е-shitja në Maqedoni në përgjithësi është në rritje e sipër. Në përputhshmëri me raportet e vitit 2018 nga Enti shtetëror statistikor, e-Shitja në Maqedoni ka rritje prej 62 përqind të online blerjes në krahasim me vitin 2017. Ajo e shndërruar në numër është afër 400.000 qytetarë kanë blerë online në vitin 2018. Interesant është fakti se 52 përqind e blerësve online kanë bërë porosi tek e-blerësit vendorë, që është 32 përqind më shumë në krahasim me vitin 2017. Gjithashtu, faktorë kryesor është edhe pesha totale e e-tregtisë në vitin 2018, e cila është 134 milion euro, prej ku 53.5 milion tangojnë tek tregtia vendore.

Është lançuar aplikacioni celularë në web faqen NEPTUN për online shopping. Sa ajo arriti për ngritjen e shitjes online?
Po, aplikacioni celularë NEPTUN definitivisht kontribuoi për rritjen e shitjes online. Interesant është fakti se me lançimin e aplikacionit celularë kemi rritje të vazhdueshme të e-shitjes. Online blerësit kanë përvojë që online blerjen e produkteve dëshirojnë ta bëjnë nëpërmjet aplikacionit celularë për shkak të thjeshtësimit dhe lehtësimit të procedurës. Lehtësimi i procedurës përvoja, e mirë e shfrytëzuesve dhe rritja e marketingut për online blerje që e kemi këtë vit ka ndikuar aq shumë percepcionin tek konsumatorët e Neptun sikur kompani që e kemi këtë vit për dallim nga pikat e shitjes është e mbuluar edhe me artikuj online në web faqen tone zyrtare. Shpërndarja e informacioneve në web faqen tonë zyrtare është e kyçur nëpërmjet internetit me gjithë kapacitetin e ofertave për blerje online, siguri dhe lehtësim për konsumatorët për komoditetin e shtëpisë së tyre dhe lehtësimi për mënyrën e blerjes online, që është e ardhmja e tregut të vogël në përputhshmëri me disa gjurmime që kemi bërë kohën e fundit.
Për rritjen e e-shitjes kontribuuan edhe disa faktorë të tjerë që i kemi ndërmarrë me produkcionin e web faqës së re dhe NEPTUN aplikacionit celularë. Hapi bazë është mundësia që anëtarët e programit lojal “haPPy” të munden që t’i shfrytëzojnë të gjitha privilegjet edhe kur blejnë online, por privilegji kryesorë është që t’i shfrytëzojnë çmimet e lirimit apo “haPPy” çmimet (çmimet me lirim). Pastaj, e digjitalizuam edhe kartelën tone “haPPy”. Ajo do të thotë që “haPPy” shfrytëzuesit që janë regjistruar në web faqën tonë dhe në aplikacionin celularë është përdoruese “haPPy” kartela digjitale dhe munden të blejnë në pikat e shitjes me paraqitjen e tyre. Shfrytëzuesit që nuk kanë “haPPy” kartelë do të munden lehtë dhe thjeshtë ta blejnë kartelën e tyre me çmim promotiv me 50% zbritje dhe të jenë pjesë e programit lojal. Këto janë pjesë e disa inovacioneve që i kemi ndërmarrë në këtë periudhë.


Cilat produkte më së shumti blihen nëpërmjet internetit?
Tek ne më të shitura janë produktet e pajisjeve shtëpiake me vlerë më të madhe që është paradoksale me statistikat publike që tregojnë se porosia mesatare online në Maqedoni është afër 50 euro. Tek ne kemi vërejtur se konsumatorët kur vendosin që të blejnë diçka, blejnë përnjëherë shumë gjëra. Zakonisht furnizojnë kuzhinën apo shtëpinë me lloj lloj produkte të pajisjeve shtëpiake. Interesant është fakti se shumica e këtyre porosive janë të një brendi, konsumatorët duan që të gjitha produktet të jenë të një brendi të njëjtë.
Krahas pajisjeve shtëpiake, eufori kanë marrë edhe celularët, laptopët, dhe pajisjet e kujdesit dhe bukurisë.
Kemi hasur se më së paku blejnë televizorë, për shkak se konsumatorët dëshirojnë që të shkojnë në pikën e shitjes dhe ta shikojnë kualitetin e fotografisë së televizorit me sytë e tyre dhe më pastaj të vendosen të blejnë edhe online.

Neptun është i pozicionuar në tregun online, që është në rritje e sipërm, cilat janë rekomandimet e juaja, si dot ndikon e-tregtia në pazarin e Maqedonisë?
Duhet fillimisht të ngritet besimi tek konsumatorët se transaksionet e tyre, të hollat dhe se informacionet personale janë të siguruara. Kohën e fundit numri i madh i e-shitoreve vendore dhe ndërkombëtare që ofrojnë produkte me kualitet të dobët ose bëjnë mashtrime, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me këtë ulet besimi i konsumatorëve në këtë kanal të shitjes. Për këtë problem tek ne ende nuk është ndërmarrë një mekanizëm i tillë. Ndërmerren masa vetëm kur konsumatori është i dëmtuar, në përputhshmëri me informacionet që kemi dhe se pjesa dërmuese e tyre janë ende me status të pazgjidhur.

Rekomandimi tjetër është që t’ua bëjmë me dije qytetarëve se: më mirë, më sigurt dhe më lehtë është që të vendosin apo të blejnë në mënyrë online vetëm tek e-tregtia vendore. Tash statistikat tregojnë se 61% e online transaksioneve është kundrejt e-shitoreve ndërkombëtare. Arsyetimi i këtij numri është se brendi për ta porositur nga jashtë me çmime të lira, por me kualitet jo të kontrolluar, pa garanci, pa periudhë fikse të porosisë dhe rreziqe të mëdha në aspekt të sigurisë. Në qoftë se mundemi që t’i nxisim me propaganda edukative nëpërmjet mekanizmave të shtetit apo si sektor, t’ia paraqesim qytetarëve tanë dhe me çdo kusht do të ndikojë në rritjen e transaksioneve vendore në krahasim me ato të huaj.

Neptun është njëra prej kompanive më inovative në shtetin tonë. Sa ajo ndikon tek konsumatorët dhe tek konkurrenca?
Lider në treg bëhesh vetëm me inovacione, kreativitete dhe përkushtim ndaj punës. Me aprovimin e inovacioneve që i kemi ndërmarrë kohën e fundit është faktor bazë për rritjen e shitjes. Si shembull, do të marrim program besimin ”happy” kartelën dhe “happy” kredinë që mori hovë të madh në ngritjen e shitjes.

Në krahasim me konkurrencën, shumë kompani të shtetit dhe regjionit i “kopjojnë” metoda tona të punës, që është dëshmi se punët që i kemi ndërmarrë janë në drejtim të duhur dhe është çelësi kryesorë për arritje të suksesit. Mundet lehtë të vërehet se gjithçka që bën Neptun, për periudhë shumë të shkurtë e inkorporojnë edhe kompanitë të tjera. Kjo më së shumti vërehet tek sektori jonë, pajisjet shtëpiake, por edhe tek sektorët tjerë të shitjes me pakicë.
Konsumatorët prej Neptun presin shumë më shumë sesa nga konkurrenca. Ata e dinë shumë më mirë se me blerje në Neptun ata përfitojnë më shumë sesa në shitoret konkurrente. Ne gjithmonë mundohemi që konsumatorëve tanë t’i prezantojmë diçka të re, shërbime të reja, mënyrën apo qasjen e punës, ku me këto mekanizma dalim në pah që konsumatori tek ne është më i kënaqur dhe më i sigurt, kur është në pyetje blerja.

Neptun vjet shënoi 20 vjetorin e punës dhe kohë gjatë jeni kompania më e suksesshme në këtë lëmi të tregut. Si ishte zhvillimi i kompanisë dhe ku është për momentin?
Po, në vitin 2018 kemi shënuar 20 vjetorin e ekzistimit në tregun e Maqedonisë. Në jubile paraqitëm “Timeline” që me këtë arritëm të jemi lider në tregun tonë. Nga një shitore e vogël në “QTQ”, Neptun u ngrit me rrjete të 25 pikave të shitjes të përfshirë në 21 qytete në gjithë Maqedoninë. Neptun ka rreth 410 punëtorë, që na pozicionon si rrjetin më të madh të pikave të shitjes të teknikës së bardhë dhe elektronikës në përgjithësi, nëse i marrim parasysh numrin e pikave të shitjes, përzgjedhjen e produkteve, brendet, të ardhurat dhe shërbimet shtesë.

Neptun është pjesë e grupacionit “Balfin” që në Maqedoni është e përfaqësuar me projektin “East Gate” qendra tregtare e re që është duke ndërtuar në lokacionin e mëparshëm të “Saemit të Shkupit”. Grupacioni „Balfin“ është njëra ndër grupacionet më të mëdha private në rajon, i njohur me investimet e tyre në qendra tregtare, rezidenca, dhe lokacione komerciale, në sektorin bankar sikurse Tirana Bank, projektet turistike, sikurse Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, aktivitete në industrinë e modës dhe minierave, si edhe tek brendet me pakicë sikurse „Neptun “, Jumbo, SPAR etj.

A mundeni të na thoni diçka rreth planeve tuaja në të ardhmen?
Në mënyrë të vazhdueshme punojmë për avancimin e përvojës gjithëpërfshirëse të blerjes. Për këtë qëllim, çdoherë jemi në proces të zbatimit të pajisjeve të reja teknologjike, që na mundësojnë t’i kuptojmë më së miri kërkesat e konsumatorëve. Përfitimet e teknologjive të reja, konsumatorët tanë dalin nga ne më se të kënaqur. Përvojën digjitale online e kemi aprovuar në nivel më të lartë. Momentalisht punojmë në digjitalizimin e teknologjive të reja me çka do t’i mundësojmë konsumatorëve financim/kreditim në mënyrë online.
Punohet në mënyrë aktive në përmirësimin e përvojës së blerjes në pikat e shitjes. Së shpejti vijon hapja e pikës më ekskluzive në “Skopje City Mall” me çka do t’i mundësojmë konsumatorëve tanë përvojë më të lartë të blerjes së tyre në vazhdimësi. /Telegrafi/

Artikulli i sponsorizuar