LAJMI I FUNDIT:

Rikthime nga huazimi dhe ardhja e Pulisic, kështu pritet të jetë formacioni i Chelseat për edicionin e ri

Rikthime nga huazimi dhe ardhja e Pulisic, kështu pritet të jetë formacioni i Chelseat për edicionin e ri
Frank Lampard . (Photo by Christopher Lee/Getty Images)

Chelsea është skuadra e vetme angleze që nuk ka arritur të bëjë transferime këtë afat kalimtar veror.

Në fakt londinezët kanë marrë Christian Pulisicin në janar, derisa kanë paguar edhe kartonin e Mateo Kovacic.


Ka qenë shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA që i ka ndaluar të bëjë transferime këtë verë.

Megjithatë duket se trajneri Frank Lampard edhe pa transferime ka arritur të bëjë një top formacion për edicionin e ri.

Me rikthimet nga huazimet si dhe transferimin e Christian Pulisic, Chelsea ka një formacion të frikshëm për edicionin 2019/20.

Portierët:

Portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga ka qenë numri një i portës dhe do të vazhdoj të jetë edhe edicionin e ri, ku rezervë e tij është veterani argjentinas Willy Caballero.

Mbrojtësit:

Kurt Zouma është rikthyer në Londër pas dy viteve si i huazuar tek Stoke City dhe Everton.

Francezi ka shkëlqyer edicionin e kaluar dhe Lampard e vlerëson shumë, duke i dhënë një fanellë titullari në qendër të mbrojtjes së bashku me Andreas Christensen.

Kurt Zouma. (Photo by Christopher Lee/Getty Images)

Antonio Rudiger (ende i lënduar) pritet të luftojë për një fanellë titullari sapo të rikthehet nga lëndimi, ndërsa mbrojtës qendre rezervë do të jetë edhe talenti Fikayo Tomori.

Krahu i djathtë i mbrojtjes do t’i besohet spanjollit Cesar Azpilicueta, ndërsa në të majtë është një konkurrencë e fortë me dyshen Emerson – Marcos Alonso.

Mesfushorët:

Lampardit i pëlqen të luaj me formacionet 4-2-3-1 dhe 4-4-2, ku dy mesfushorët qendror që kanë vend të sigurt duket se janë N’Golo Kante dhe Jorginho.

Dy yjet e qendrës së mesfushës do të kenë rivalitet me kroatin Matteo Kovacic që gjithashtu dëshiron të jetë një titullar fiks.

Mason Mount. (Photo by Atsushi Tomura/Getty Images)

Problemi më i madh është tek numri 10, ku dy lojtarë janë në top formë, Ross Barkley dhe Mason Mount.

Barkley ka realizuar katër gola në këto ndeshje miqësore ndërsa Mount tre të tjerë, që e kanë bërë Lampardin me dhimbje koke pasi ka dy super lojtarë për të njëjtën pozitë.

Për atë pozitë do të rikthehet nga lëndimi edhe talenti i madh i Chelseat, Ruben Loftus-Cheek.

Christian Pulisic. (Photo by Alex Burstow/Getty Images)

Sulmuesit:

Transferimi i madh i Chelseat, Christian Pulisic e ka të sigurt vendin në anën e majtë të sulmit, ndërsa në të djathtë përparësi ka Pedro Rodriguez para brazilianit Willian.

Për sulmues anësorë Chelsea ka edhe talentin e jashtëzakonshëm Callum Hudson-Odoi, por ai vazhdon të mbetet jashtë fushave për shkak të lëndimit.

Tammy Abraham. (Photo by Atsushi Tomura/Getty Images)

Sulmuesi kryesor i londinezëve do të jetë këtë edicion një talent tjetër, Tammy Abraham që u rikthye nga huazimi në Aston Villa.

Abraham ka marrë fanellën me numrin nëntë dhe pritet të jetë pika referuese e Chelseat, me Olivier Giroud dhe Michy Batshuayi që gjithashtu do të luftojnë për atë pozitë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori