LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e mposht Arsenalin në miqësoren e zhvilluar në Camp Nou

Barcelona e mposht Arsenalin në miqësoren e zhvilluar në Camp Nou

Barcelona e ka mposhtur Arsenalin në miqësoren e zhvilluar në Camp Nou me rezultat 2-1.

Ishte skuadra londineze ajo që kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Pierre-Emerick Aubameynag, pas asistimit që pranoi në minutën e 36-të.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e klubit nga veriu i Londrës, mirëpo e dyta ishte e gjitha në dispozicion te Blaugranasëve.


https://www.youtube.com/watch?v=5KrhWHgdxEI

Kampioni i La Liga-së arriti t’i barazonte shifrat në 1-1, pasi u ndihmua nga talenti i Gunners, Maitland-Niels (69’) që shënoi auto-gol.

Kur u mendua se përballja po përfundonte me barazim, Sergio Roberto asistoi te Luis Suarez në minutën e 90-të, për ta fituar kështu përballjen para tifozëve të tyre.

Lionel Messi ishte në bankën rezervë të skuadrës katalunase, mirëpo Ernesto Valverde vendosi që ta pushonte argjentinasin që pak ditë më parë u kthye nga pushimet. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=KxvaiYLk1eA

https://www.youtube.com/watch?v=mFWIxJ5hIP4