LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po e huazon Neymarin me të drejtë blerje nga PSG-ja

Barcelona po e huazon Neymarin me të drejtë blerje nga PSG-ja

Barcelona thuhet se është e bindur që do ta transferojë Neymarin në këtë afat kalimtar nga Paris Saint-Germaini.

Blaugranasit e humbën yllin brazilian në vitin 2017 për 222 milionë euro te kampioni i Ligue 1, derisa në dy sezonet e kaluar ka arritur të shënojë 51 gola në 58 ndeshje.

Megjithatë, spekulimet në ditët e fundit janë shtuar edhe më shumë për të ardhmen e 27-vjeçarit, pasi që thuhet se Neymar e kërkon me ngulm rikthimin në Camp Nou dhe nuk dëshiron të luajë më në parkun e Princave.


Neymar (Foto: Getty Images/Guliver)

E përditshmja spanjolle AS, tani raporton se të dyja klubet nuk kanë raporte të mira, mirëpo marrëveshja mund të arrihet në javën e ardhshme.

Tabloidi spanjoll bën të ditur më tej se Barcelona mund ta rikthejë Neymarin në formë huazimi me të drejt blerje në fund të sezonin 2019/20 nga PSG-ja.

Parisienët duan që braziliani të qëndrojë në klub, por duke parë dëshirën e tij që të rikthehet në La Liga, atëherë und të pranojë shitjen e tij në këtë afat.

Barcelona është gati të dërgojë ofertë zyrtare për Neymarin
Lexo po ashtu Barcelona është gati të dërgojë ofertë zyrtare për Neymarin

Katalunasit nuk guxojnë të rrezikojnë me transferimin e Neymarit me të holla, pasi tashmë kanë transferuar Antoine Griezmmanin, Frenkie de Jongun dhe Junior Firpon, me shumën që e kalon 200 milionë euro.

Kampioni i La Liga-së do ta rikthejë lojtarin problematik në formë huazimi, për ta blerë në verën e vitit 2020 kartonin e tij. /Telegrafi/