LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Pacolli s’ka bagazh intelektual, sjelljet e tij rrugaçërie kanë ndikuar që të mos shtohen njohjet për Kosovën

Hasani: Pacolli s’ka bagazh intelektual, sjelljet e tij rrugaçërie kanë ndikuar që të mos shtohen njohjet për Kosovën

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër shefin e diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli.

Hasani është shprehur se nuk do t’i falet koalicionit PAN që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që sipas tij për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, si Rusia.

Sipas tij, Pacolli nuk e ka bagazhin intelektual për të udhëhequr me Ministrinë e Jashtme, ndërsa shtoi se sjelljet e tij janë ordinere dhe të rrugaçëve.


“Unë besoj që PDK-së kurrë nuk do t’i falet që në shërbim të jashtëm ta lënë shef të shërbimit të jashtëm, dhe këtij koalicioni nuk i falet, një njeri çfarë ka qenë zoti Pacolli për shkak në rend të parë të prejardhjes së tij socio-kulturore, biznesore dhe nivelit katastrofal intelektual ose mendor dhe për shkak të këtyre dy gjanave kjo ka është e pafalshme. Sepse ai shërbim është më i ndjeshëm sepse vijnë informata të dorës së parë sekrete, tash imagjinoni njerëz që kanë bërë biznes për një kohë të gjatë me rusë a zëmë, me vendet që janë armike të Kosovës, dhe këtu është problemi. Pastaj, niveli, ajo me Brnabiqin, ose me presidentin amerikan sjelljet d.m.th sjelljet rrugaçërie, ordiner kur i shohim jo të ministrit të Jashtëm, kjo është e pafalshme për PDK-në dhe koalicionin që ka pranu”, tha ai.

Profesori universitar tha se veprimet dhe sjelljet e Pacollit kanë ndikuar edhe që të mos shtohet numri i njohjeve për shtetësinë e Kosovës.

“Ato sjellje në OKB, ato janë sjellje janë të rrugaçëve para gjimnazit që bëjnë sjellje të pahijshme ndaj vajzave. Ato janë sjellje të njerëzve që nuk i bëjnë një qytetar me një shkollim, ose me kulturë. Pa asnjë diskutim që një ndër arsyet e mosnjohjeve është sjellja, keqqeverisja globale që është brenda Kosovës d.m.th krimi i organizuar, korrupsioni Gjykata e Hagës, ndikon tek shtetet të cilat thonë ‘kadal të presim njëherë çfarë po bëhet me liderët e këtij vendi’”, deklaroi Hasani në një intervistë për KP, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori