LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë gjërat që nuk i keni ditur për Harry Maguiren – transferin rekord të Unitedit

Dhjetë gjërat që nuk i keni ditur për Harry Maguiren – transferin rekord të Unitedit

Saga e transferimit të Harry Maguires te Manchester Unitedi më në fund po përfundon  për 92 milionë euro.

Mbrojtësi 26-vjeçar do ta thyej rekordin e Virgil van Dijkut që kaloi te Liverpooli nga Southamptoni për 85 milionë euro.


TalkSport ka përpiluar dhjetë gjërat që ndoshta tifozët e Manchester United nuk i kanë ditur për Maguiren.

1 – Maguire ishte nxënës i dalluar

Mbrojtësi anglez njihej si një nxënës i dalluar që nga mosha e re. Ai kishte notat të larta në shkollë, ndërsa prindërit e tij kishin tentuat ta dërgonin në fakultet të ekonomisë apo të matematikës.

Harry Maguire (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

2 – Nuk ishte vetëm një futbollist i talentuar

Mbrojtësi qendror nuk ishte i dalluar vetëm në futboll. Në moshë të re ai ishte i fokusuar edhe ë sportet si, Rugby, hokey, sporte luftarake dhe pesha të rënda.

3 – Talenti i tij në futboll rrjedh nga familja

Edhe vëllezërit e tij ishin futbollistë. Laurence luan për Chesterfield në ligën nacionale, derisa Joe luan për Gainsborough Trinity.

4 – Harry nuk është emri i tij i parë

Të gjithë e njohim si Harry Maguire, por emri i tij i vërtetë është Jacob Harry Maguire, por ai ka vendosur ta marrë vetëm emrin Harry.

5 – Maguire shkoi në Kampionatin Evropian 2016 si tifoz

Mbrojtësi anglez kishte realizuar dy promovime deri në Ligën Premier me Hull Cityn dhe më pas kishte udhëtuar për në Francë që t’i mbështeste lojtarët e Anglisë. Pak kush e kishte pritur që Maguire do të bëhej në kaq pak vite pjesë e ‘Tre Luanëve’.

6 – Tifozët kanë kërkuar që ai të jetë fytyra e 50 funteve

Duke parë paraqitjet mbresëlënëse në Kupën e Botës në verën e kaluar, tifozët anglez kanë bërë një peticion që Maguire të ishte fytyra e 50 funteve. 50 mijë tifozë e kishin nënshkruar peticionin, por nuk ishte aprovuar.

7 – Nofka e Maguires është ‘Slabhead’

Nofka e mbrojtësi qendror është zbuluar nga Jamie Vardy. Pas dy golave të shënuar nga Maguire ndaj Suedisë në Kupën e Botës, Vardy e kishte ndalur atë pas ndeshjes për një intervistë: Përshëndetje, jam Jamie Vardy nga Vardy News – cili është diametri i kokës tuaj.

8 – Ai ishte emëruar tri herë në ekipin e vitit në Ligën e Parë

Maguire ishte pjesë e akademisë së Sheffield United, por shumë shpejtë arriti të futej në skuadrën e parë. Tri herë më radhë kishte arritur të futej në skuadrën e vitit, nga viti 2012 – 2014.

9 – Ai nuk ishte gjithmonë mbrojtës qendror

Maguire te Sheffield United nuk kishte qëndruar vetëm mbrojtës qendror, pasi kishte luajtur dhe si mesfushor.

10 – Rio Ferdinand dhe John Terry ishin idolët e tij

Është e lehtë që të zbulohet se Maguire i kishte idol Rio Ferdinandin dhe Terryn, duke u bazuar nga mënyra se si luan. Dy mbrojtësit legjendar e kanë inspiruar 26-vjeçarin që të bëhet në njërin ndër mbrojtësit më të mirë në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori