LAJMI I FUNDIT:

Bekë Berisha: Thaçi mund ta shtyjë vendimin për zgjedhjet deri të përgatitet PDK-ja

Bekë Berisha: Thaçi mund ta shtyjë vendimin për zgjedhjet deri të përgatitet PDK-ja

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ndërsa ka folur për caktimin e datës së zgjedhjeve, ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk e ka forcën me luajt si herëve tjera dhe t’i shty për kohë të gjatë mbajtjen e zgjedhjeve.

Ai thotë se politika tash ka ndryshuar dhe se rrethanat tash janë tjera.

“Presidenti mundet me provu me shty, e me u bo interesant me ide të reja. Mundet me irritu edhe popullin edhe ai. Mundet me shty deri të përgatitet PDK-ja, por kjo nuk mundet me qenë në pafundësi”, ka deklaruar Berisha për T7.


Ai beson se brenda javës së ardhshme do të mësohet se kur do të mbahen zgjedhjet nacionale.

“Besoj që edhe një javë duhet me u definu këto gjëra. Besoj që pasi LDK ta kryen procesin zgjedhor do të vendoset se çfarë të bëhet”, ka deklaruar Berisha.

Berisha, ka folur për situatën aktuale politike në vend, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.

I pyetur për “hidhërimin” e Kadri Veselit dhe të tjerëve për dorëheqjen e Ramush Haradinajt pa paralajmërim, ai ka thënë: “Le të pinë ujë të ftoftë”.