LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Pushteti vazhdon të gënjejë se ka siguruar rritje ekonomike

OBRM-PDUKM: Pushteti vazhdon të gënjejë se ka siguruar rritje ekonomike

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të gënjejë qytetarët se po ofron rritje ekonomike në vend.

“Që kur janë në pushtet mbi 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë dhe qytetarët mezi po arrijnë të kalojnë muajin.

Rreth 18.500 qytetarë u larguan nga vendi, prej të cilëve 8.000 nuk janë kthyer”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.


Dëshmia që kjo qeveri nuk po bën asgjë është fakti që kompanitë në Republikën e Maqedonisë kanë paguar 32% më pak tatim mbi fitimin në tremujorin e dytë të vitit 2019 në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë, dhe në kushte të rritjes së parashikuar prej 3.5% të të ardhurave të kësaj takse për tërë vitin 2019.

Nga atje thonë se nuk ka rrogë mesatare prej 500 euro, as pensione më të larta siç premtoi LSDM-ja në periudhën parazgjedhore.

“E vetmja gjë që qytetarët morën nga kjo qeveri kriminale e kryesuar nga Zoran Zaev është rritja e akcizës për naftën, karburantet më të shtrenjta dhe investimet kapitale zero”, deklarojnë nga partia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori