Nuk arrihet marrëveshje për Prokurorinë, ligji shtyhet për në vjeshtë
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë publike, kështu që debati për këtë reformë në drejtësi ka mbetur të vazhdojë pas pushimeve të verës.
Kryeparlamntari Talat Xhaferi, seancën për këtë çështje e ka caktuar për në fund të muajit gusht, kur edhe përfundojnë pushimet e deputetëve. Pushteti dhe opozita, përkundër debateve të shumta dhe kërkesave nga bashkësia ndërkombëtare, nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje të plotë për të ardhmen e Prokurorisë Speciale, megjithatë, një përparim i vogël është shënuar, sa i përket çështjeve të financimit dhe të përgjegjësisë së prokurorëve.
“Së pari kemi të bëjmë me mënyrën e financimit dhe rritjen e pavarësimit financiar të Prokurorisë publike shtetërore, për të cilat kemi qëndrime të përafërta dhe çështja e dytë ka të bëjë me rritjen e përgjegjësisë së vet prokurorëve, por edhe të institucionit të prokurorisë”, ka deklaruar Antonio Milloshoski, nga OBRM-PDUKM-ja.
Sipas propozimit të Qeverisë, Prokuroria Speciale duhet të jetë pjesë e Prokurorisë së re për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Ajo do të ketë mandat në gjithë territorin e shtetit dhe procedimin e të gjithë lëndëve që është duke i zhvilluar Specialja kundër ish zyrtarëve të lartë shtetëror.
Opozita ndërkohë kërkon që Prokuroria Speciale të shuhet ndërsa prokurorët e saj të vendosen nëpër Prokuroritë e rregullta, ndërsa lëndët gjyqësore që kanë për bazë aferën e përgjimeve, të procedohen nga Prokuroria republikane. OBRM-PDUKM-ja gjithashtu konteston propozimin e kryeministrit Zoran Zaev, që Prokuroria e re të drejtohet nga Vilma Ruskoska, për të cilën opozita thotë se është “dorë e zgjatur” e pushtetit.
Njohësit e çështjeve juridike, thonë se dallimet mes pushtetit dhe opozitës nuk janë të mëdha për të mos u kapërcyer dhe se çështjet tjera nuk duhet të ndërlidhen, apo të pamundësojnë realizimin e reformave.
“Mendoj se këtu kemi të bëjmë me një problem të organizuar, që mund të zgjidhet në mënyrë tjetër dhe jo me bllokimin e miratimit të këtij ligji”, thotë Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse, tani drejtuese e Institutit për të drejtat e njeriut, duke aluduar në kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme.
Në fakt, OBRM-PDUKM-ja, siç bëhet e ditur, ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur Ligjin e prokurorisë, por me kusht që paraprakisht të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Por, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se zgjedhje do të ketë, por se ato do të jenë të rregullta, pas një viti, pa përjashtuar mundësinë e organizimit të tyre në tetor të vitit 2020, dy muaj para afatit të paraparë në dhjetor.
Edhe opozita shqiptare kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, por edhe kushte tjera për të mbështetur Ligjin e qeverisë, si prokurorë të huaj dhe pamundësimin e ish zyrtarëve për tu emëruar në organet e drejtësisë.
Ligji për Prokurorinë sipas Qeverisë është i rëndësishëm të miratohet në vjeshtë që të mund të merr vendi datën e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!