Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke mos mohuar as pohuar se do të jetë kandidat për të parin LDK-së, ka theksuar se është koha për ndryshime.
Kanë mbetur edhe një javë, derisa zyrtarisht të dihet kryetari i ri i LDK-së. Këto zgjedhje do të mbahen më 3 gusht, por ende nuk dihen cilët janë të gjithë kandidatët që do garojnë për këtë post. E gjatë kësaj kohe të shumtë janë emrat të cilët lakohen si kandidat të mundshëm.
Gjatë ditës së djeshme ish-zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në një postim në Facebook kishte lënë të kuptohet se kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri mund të jetë nja kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë postim ai kishte shkruar se “Diçka po zihet”, mirëpo Muhaxheri thotë se ditëve në vijim do të sqarohet situata.
Muhaxheri thotë se ka shumë kandidatë të mirë në garën për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe sipas tij koha po kërkon ndryshime.
“Po besoj që ditët në vijim do të sqarohet situata në LDK dhe atë se kush do të jetë kryetar. Me siguri opinionit publik do të informohet shumë shpejt, për kandidatët e mundshëm dhe normal i takon Kuvendit të Lidhjes Demokratike, që të zgjedh kryetarin. Nuk e di unë se kush e meriton, zakonisht e meritojnë ata që janë më të mirët, kemi shumë të mirë në garën e Lidhjes Demokratike. Si dihet koha po kërkon ndryshime, e shohim ditëve vijuese, ata që kandidojnë edhe ata që do të zgjedhin”, thotë Muhaxheri, për Kosovapress.
I pyetur se a kanë biseduar për koalicione paraprake me partitë tjera politike, Muhaxheri thotë se LDK-së i mbetet një herë të zgjedh kryetarin dhe sa i përket vijave të kuqe, thotë se ai personalisht nuk ka për asnjë parti.
“Është shumë herët që të bisedohet për koalicione. Është hera e parë që duhet me zgjedh kryetarin, e pastaj koalicionet e mundshme qeverisëse. Unë për askënd. Unë jam për të zhvilluar politikën me ata që e kanë besimin e qytetarëve, shohim tash varet prej kryetarit të ri, prej krejt politikave që kanë me u zgjedh”, thekson Muhaxherri.
Janë disa emra që tash e sa ditë lakohen si kandidatë të mundshëm për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mirëpo është raportuar se sipas statusit të partisë, çdo kandidaturë do të shpallet më 3 gusht, në ditën kur do të mbahen zgjedhjet, për të parin e kësaj partie./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles