LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Vetëm një Qeveri me një PDK të fuqishme e përmbyll dialogun me Serbinë

Hoxhaj: Vetëm një Qeveri me një PDK të fuqishme e përmbyll dialogun me Serbinë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se mos përmbyllja e dialogut me palën serbe rrezikon që vendi ynë të mbetet gjatë në status-quo nëse në vitin kalendarik 2019-2020 nuk ka marrëveshje.

Hoxhaj, në një postim në Facebook, ka thënë se përmbyllja e dialogut i shërben interesave të Kosovës.

“Dialogu është tema më jo popullore për qytetarët, por më strategjike për Kosovën. Përmbyllja e tij i shërben para se gjithash interesave të Kosovës. Kjo ishte arsyeja që në vitin 2014 krijuam një koalicion të madhë për t’i mbyllur temat e mëdha të shtet-ndërtimit. Njëjtë vepruam edhe në vitin 2017 me figura të fuqishme politike për ta përmbyllur po ashtu dialogun, por zhvillimet treguan që vetëm një qeveri me një PDK të fuqishme dhe prijëse mund ta bëjë një gjë të tillë”, shkruan Hoxhaj.


Postimi i plotë i Hoxhajt:

“Dialogu është tema më jo popullore për qytetarët por më strategjike për Kosovën. Përmbyllja e tij i shërben para se gjithash interesave të Kosovës. Kjo ishte arsyeja që në vitin 2014 krijuam një koalicion të madhë për ti mbyllur temat e mëdha të shtetndërtimit. Njëjtë vepruam edhe në vitin 2017 me figura të fuqishme politike për ta pëmbyllur po ashtu dialogun, por zhvillimet treguan që vetëm një qeveri me një PDK të fuqishme dhe prijëse mund ta bëjë një gjë të tillë. Në të kundërtën, Kosova mund të mbetet gjatë në status quo nëse në vitin kalendarik 2019-2020 nuk ka marrëveshje”, ka shkruar Hoxhaj./Telegrafi/