Marrëveshja për vizitat e zyrtarëve të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila hyri në fuqi që nga janari i vitit 2014, shpeshherë është e pazbatueshme, çka është dëshmuar edhe në praktikë. Palët nënshkruese, akuzojnë shpesh njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjes, kurse në disa raste, është kërkuar edhe ndihma e Bashkimit Evropian si lehtësues dhe garantues i zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që të ndërmjetësojë.
Në këtë marrëveshje është e specifikuar forma e realizimit të vizitave të zyrtarëve të lartë nga të dy vendet. Në kategorinë e parë janë vizitat e presidentëve, kryetarëve e kuvendeve, kryeministrave, ministrave të jashtëm, atyre të brendshëm dhe të mbrojtjes.
Por, përtej kësaj marrëveshje, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, ka edhe vendime e lista në bazë të të cilave shumë prej zyrtarëve të lartë të të dyja vendeve u pamundësohet realizimi i vizitave. Andaj, përderisa Kosova dhe Serbia të mos arrijnë një marrëveshje finale për normalizimin e raporteve, edhe kjo marrëveshje, sikurse edhe disa tjera tashmë të nënshkruara, në disa raste janë të pazbatueshme.
Në Qeverinë e Kosovës, ekziston një listë e personave, ku përfshihen zyrtarë aktual apo ish-zyrtarë të Serbisë, si edhe poste qeveritare që në vazhdimësi u refuzohet çdo kërkesë për të vizituar Kosovën.
Ndërkaq, në Beograd, shumë nga ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sot mbajnë poste të larta udhëheqëse në Kosovë, nuk mund të udhëtojnë në Serbi, pasi që janë të dënuar në mungesë nga autoritetet e atjeshme të drejtësisë.
Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë ndër personat që Beogradi i ka në listat e peronave të kërkuar dhe dënuar në mungesë. Madje, lëvizja jashtë Kosovës e ish-pjesëtarëve të UÇK-së ka qenë e sfiduar shpesh edhe nëpër vendet tjera evropiane, për shkak të lëshimit të urdhër-arresteve nga ana e Serbisë, përmes INTERPOL-it.
Kurse në Prishtinë, përveç personave të shpallur si të padëshiruar, Qeveria e Kosovës ende e ka në fuqi edhe vendimin e nënshkruar tre vjet më parë, sipas të cilit, ministrat serbë të Mbrojtjes dhe të Brendshëm e kanë të ndaluar të hyjnë në Kosovë.
Kosova aktualisht po funksionon me një qeveri në dorëheqje, por vendimet që janë marrë më herët janë në fuqi.
Zëvendëskryeministri në dorëheqje i Kosovës, Fatmir Limaj tha se Ministria e Jashtme e Kosovës, është kompetente të vendosë për këtë çështje. Kosova është mbështetëse e lëvizjes së lirë, tha Limaj, duke rikujtuar edhe faktin se Prishtina zyrtare po e zbaton edhe politikën e reciprocitetit në raport me Serbinë.
“Kosova ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë për heqjen e çfarëdo pengese, por kjo varet edhe nga pala tjetër. Derisa ka zyrtarë serbë, të cilët kërcënojnë stabilitetin e vendit tonë, kërcënojnë edhe me luftë, kërcënojnë edhe me ushtri, mohojnë krimet e kryera…,[këto] janë çështje të cilat e vështirësojnë këtë komunikim, për të mos thënë e pamundësojnë dhe krijojnë pengesa në lëvizjen e lirë siç po quhet. Prandaj edhe Qeveria e Kosovës, në këtë rast Ministria e Jashtme, secilin rast e trajton veç e veç”, tha Limaj.
Edhe ministri i Jashtëm në dorëheqje i Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilit autoritetet serbe nuk i kishin lejuar në një rast vizitën në Serbi, ka sqaruar rregullat sipas të cilave, lejohet apo jo një vizitë e një zyrtari të Serbisë në Kosovë. Sipas tij, Kosova është vend i lirë e demokratik që garanton lirinë e lëvizjes së njerëzve, por nuk mund të lejojë vizita që kanë si qëllim destabilizimin e brendshëm.
“Në Kosovë do të jetë i mirëseardhur çdo mik dhe çdokush që dëshiron të vijë, të vizitojë e të zhvillojë marrëdhënie me Kosovë. Por, Kosova do të jetë e mbyllur gjithnjë për dikë që ka tentativë, që çakordon marrëdhëniet ndëretnike që për ne paraqet një simbol të shenjtë që është e mbrojtur me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Pacolli.
“Askush nuk ka të drejtë të vijë në Kosovë të nxitë urrejtje ndaj njerëzve”, tha ai.
Sipas shefit të diplomacisë kosovare, vizitat e zyrtarëve të Serbisë nuk janë lejuar vetëm atëherë kur është dëshmuar se ata vijnë në Kosovë me arsye tendencioze.
Për kah numri, Serbia prin dukshëm me realizimin e vizitave në Kosovë, sidomos në pjesën veriore. Kurse zyrtarët e Kosovës, kryesisht udhëtojnë në Beograd vetëm për pjesëmarrje në ndonjë konferencë ndërkombëtare që mbahet nën drejtimin e BE-së.
Rasti më i njohur deri më tani nga historia e këtyre vizitave ishte ardhja pa leje në Kosovë e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, më 26 mars, 2018, kur ai ishte arrestuar dhe më pas dëbuar për në Serbi nga autoritetet e rendit të Kosovës.
Kohë më parë, Qeveria e Kosovës i kishte konfirmuar Radios Evropa e Lirë se dhjetëra persona janë të përfshirë në listën e të padëshiruarve, “non grata”, të cilët nuk mund të hyjnë, të vizitojnë apo të qëndrojnë në Kosovë. Ata janë kryesisht ish-zyrtarë shtetërorë serbë apo edhe aktualë.
Lista që Ministria e Jashtme e Kosovës ka me emrat e personave që nuk mund të hyjnë në Kosovës, fillon me emrin politikanit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, pasuar nga Lubusha Divkoviq, ish-gjeneral i Armatës serbe, pastaj ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes i Serbisë, deri te kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e të tjerë.
Kjo listë, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përditësohet dhe plotësohet në vazhdimësi. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze