LAJMI I FUNDIT:

Hoti ngushëllon familjarët e të aksidentuarve në Rahovec, kërkon nga komuna të shpall një ditë zie

Hoti ngushëllon familjarët e të aksidentuarve në Rahovec, kërkon nga komuna të shpall një ditë zie

Deputeti i LDK-së, njëherësh kryetari i degës së kësaj partie në Rahovec, ka ngushëlluar familjarët e viktimave pas aksidentit që ndodhi në Bërnjak.

Hoti në një postim në llogarinë e tij në facebook ka shkruar se komuna e Rahovecit duhet të shpall një ditë zie, për të treguar se të gjithë bashkëndjejnë me familjet e të aksidentuarëve.

“Ndjej keqardhje të thellë për të aksidentuarit dhe familjet e tyre në aksidentin që ndodhi sot në Bërnjakë të Rahovecit. Është ky një rast tragjik për të gjithë qytetarët e Rahovecit.
Besoj se Komuna e Rahovecit do të konsiderojë shpalljen e një ditë zie, për të treguar se të gjithë bashkëndjejmë me familjet e të aksidentuarve. Kujdesi në trafik duhet të jetë maksimal. Raste si ky na tregojnë sa i rëndësishëm është ky kujdes. Policia duhet të jetë shumë strikte në këtë aspekt, sepse kursen jetë njerëzish”, ka shkruar ai në Facebook.


Ndryshe një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot, në fshatin Bernjak të Rahovecit, si pasojë tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, viktimat janë dy meshkuj dhe një femër”, ka thënë Lirie Podrimaj, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.

Sipas Podrimajt bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes dyshohet se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pa sigurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori