LAJMI I FUNDIT:

Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti në Rahovec

Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti në Rahovec

Policia ka konfirmuar se ka shkuar në tre numri i të vdekurve nga aksidenti që ka ndodhur në fshatin Brnjak të Rahovecit.

Sipas policisë, si pasojë e këtij aksidenti edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërkaq ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.


Aksident i rëndë në Rahovec - dy të vdekur e katër të lënduar
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Rahovec - dy të vdekur e katër të lënduar

“Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, viktimat janë dy meshkuj dhe një femër”, ka thënë Lirie Podrimaj, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.

Sipas Podrimajt bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes dyshohet se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pa sigurt./Telegrafi/