Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se cilësia e ujit të pijshëm është e sigurt.
Sipas një njoftimi për media, kompania thotë se çdo ditë do të bëhet mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet nga fabrikat e ujit.
Njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”
Qëllimi kryesor i Departamentit të Cilësisë së Ujit të pijshëm në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” është organizimi dhe funksionimi i tij si departament për kontrollin e kualitetit të ujit bazuar në standardet cilësore aplikative (U.A. 16/2012) dhe ato evropiane (U.D. 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit. Kjo direktivë përcakton dallimet në mes të parametrave mikrobiologjik dhe atyre fiziko-kimike. Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj. Departamenti me planin e tij të monitorimit të brendshëm, ka në procedurë pikë së pari mbledhjen dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, operatorëve, liqeneve, puseve dhe lumenjve.
Laboratorët tanë të cilët janë të akredituar shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC. Sipas planit ditor, javor dhe mujor për monitorimin e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU “Prishtina” të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq (kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi, Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbëdhjetë pikat në rrjetin e qytetit, në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues përcjellim kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi.
Cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën A dhe C në Udhëzimin Administrativ 16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.
Numri i mostrave të ujit për pije për analizën fiziko-kimike në gjashtë muajt e ardhshëm supozohet të jetë afro 6.850 mostra të ujit. Me monitorim të shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do te bëhet mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet nga fabrikat e ujit në Albanik, Badovc dhe Shkabaj (Ibër-Lepenc) nga objektet prodhuese Kastriot dhe Kroni, pastaj monitorimi javor i ujit që prodhohet në objektet prodhuese Shtime, Lipjan, Drenas dhe Podujevë si dhe analiza e ujit në tre rezervuarët në qytet. Numri i mostrave të ujit për pije për analizën fiziko-kimike në vitin 2019 planifikohet të jetë afro 13,650 mostra të ujit.
Paralelisht me laboratorin e akredituar të KRU “Prishtina” analizat bëhen çdoherë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit
Ripple bënë partneritet me bankën Santander
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër