Poezi nga: Agim Mala
Vjen njeriu
Pa flokë
Pa dhëmbë
Pa emër
Në takimin e parë mëson të qajë
I jap emër
Ma merr edhe mbiemrin
I jap ajër
ujë e bukë të përsheshur –
nuk i mjafton
Ma merr zemrën
Mish të gjallë
Vjen njeriu i flashkët
ujë
i pafuqi
nuk mund ta ngrehë as trupin e imët
e me vete sjell
një plang të madh dashuri
që nuk mund ta luajnë vendit
as tri ushtri
Vjen e më gjen era
duke luajtur bixhoz me mikun
me të ardhmen
Më ulet pranë
merr me vete krejt ç’kam humbur
E pabesueshme
dy pëllëmbë mbi tokë
e gjithçka i shkon për dore
Vjen njeriu pa trokitur
pa frikë se do të vdesë urie
palla që s’i ha a kemi bukë
qumësht
lule ta lajmë për Shëngjergj
Vjen i vogël
pa flokë
pa dhëmbë
me shikim të tretur
Nuk di ta dallojë zërin
as hijen as dritën
e miku i frikësohet
imzot
asgjë nuk po kuptoj
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës