LAJMI I FUNDIT:

Debutim magjik me statistika të një fenomeni – Frenkie de Jong me Barcelonën e nis në mënyrë të mahnitshme

Debutim magjik me statistika të një fenomeni – Frenkie de Jong me Barcelonën e nis në mënyrë të mahnitshme

Frenkie De Jong sot ka debutuar me fanellën e Barcelonës në ndeshje kundër Chelseat.

22-vjeçari u aktivizua me të filluar pjesa e dytë dhe bëri 45 minuta të shkëlqyera, duke dominuar mesfushën.


Pasime të sakta, driblime, kombinime me shokët e skuadrës. De Jong ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës për Barcelonën.

Në 45 minuta lojë, De Jong plotësoi 42 pasime, me një saktësi të mahnitshme, 100 për qind.

Gabimi i madh i Busquets ndaj Chelseat duhet ta shqetësojë, problemi i tij tani quhet De Jong
Lexo po ashtu Gabimi i madh i Busquets ndaj Chelseat duhet ta shqetësojë, problemi i tij tani quhet De Jong

Holandezi po tregon se 75 milionë eurot e paguara nuk kanë shkuar dëm.

https://www.instagram.com/p/B0Q1xbGiVIu/?igshid=4mvdrqmbghax&fbclid=IwAR3W353MYKgGdwrtlEn3LDHZO6RFjgtvGrtBrpacRRvy4Hxofb0wriFfPDk

Ai është një mesfushor me një të ardhme të madhe, i cili edhe pse në një moshë të re, ka pjekurinë e një veterani në mesfushë. /Telegrafi/