Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Telekomin e Kosovës ka vazhduar intervistimet me zyrtarët e kësaj ndërmarrje, ku kësaj radhe është përgjigjur zyrtari ligjor Sabaudin Ramaxhiku.
Ai para Komisionit tha se asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë direkt në ndonjë dispozitë të marrëveshjes me Z-Mobile.
Ramaxhiku nuk ka dashur të përgjigjet nëse sot do të nënshkruante një kontratën me Z-Mobile, ndërsa bëri të ditur se paga e tij në Telekom është 2 mijë e 300 euro.
“Deri tek ardhja e Merovcit nuk ka pasur asnjë aktivitet. I kam propozuar bordit që të formojë edhe një ekip numër dy që do shkonte si kontroll pas vërejtjeve. Unë kam arritur si kryeshef të krijoj një ekip me staf ekskluziv. Në afat shumë të shkurtër kemi dorëzuar një raport që është protokoluar dhe i është dorëzuar bordit të drejtorëve dhe prej dy raporteve ka mbisunduar se raporti i parë është më kompetent dhe është vazhduar me marrëveshje. Ky raport ka përmbajtur disa rezerva tona sa i përket arkitekturës së marrëveshjes”, tha Ramaxhiku.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj pyeti nëse para-marrëveshjet e bëra kanë të bëjnë me krim të organizuar, ndërsa Ramaxhiku nuk pati përgjigje për këtë. E deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu pyeti se pse ky i fundit nuk ka bërë kërkesë për ndërprerje të kontratës kur ka pasur shkelje.
Haxhiu pyeti sërish nëse Telekomi do të ishte kompani e Ramaxhikut, a do të kishte nënshkruar anekset e kontratës. Në këtë pikë, Ramaxhiku u shpreh se nuk ka parë të ketë pasur shkelje.
“A e kishe nënshkruar sot këtë marrëveshje me Z-Mobile dhe sa e keni pagën ju”, pyeti Haxhiu.
Ramaxhiku nuk pati përgjigje sa i përket pyetjes së parë, teksa bëri të ditur se paga e tij është 2,300 euro.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pyeti se pse ka mundur të zgjidhet grupi i parë, kur është vërtetuar se grupi i dytë ka qenë më i saktë.
Zyrtari ligjor në Telekom, tha se kjo mund të ketë ardhur si rezultat i aftësive bindëse të grupit të parë.
Deputetja Haxhiu pyeti nëse është në dijeni të raportit të auditorit Gent Raci, ndërsa Ramaxhiku u shpreh se nuk është në dijeni të ndonjë raporti që ka nxjerrë të metat.
Ajo pyeti po ashtu edhe për atë se nëse është në dijeni që Genc Lamaj ka qenë në favor të Z-Mobile në arbitrazh, gjë të cilën e pohoi zyrtari Sebaudin Ramaxhiku.
Deputeti Milaim Zeka ngriti pyetje të tilla se si Ramaxhiku ka ardhur në krye të posteve udhëheqëse në Telekom.
“Si prokuror që ke qenë, a ka të vërteta në spekulimet se keni mundur t’i bëni shantazh politikanëve për të arritur një post udhëheqës në Telekom”, tha ai.
Ramaxhiku nuk u përgjigj direkt në këtë pyetje, teksa shtoi se puna e tij ka filluar në vitin 2001.
Zeka paraqiti para Komisionit dhe para mediave një listë të gjatë të datës 22 dhjetor 2016, ku Agron Mustafa kishte shpenzuar shuma marramendëse në vende të ndryshme të botës, ku në faturat e paraqitura aty del se kishte udhëtuar në Monako, Austri, Amerikë dhe Turqi.
Sipas Zekës, është e paqartë se si përveç shumave marramendëse, kanë ndodhur të gjitha këto brenda një dite. Por, Ramaxhiku mohoi të ketë nënshkruar ndonjë faturë të tillë.
“Ju siguroj se nuk kam nënshkruar asnjë faturë të tillë. Nuk e di ku është qëllimi, a dëshironi të më njollosni edhe mua apo çfarë? Ju lutem ndërpriteni këtë”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite