Nëse Mario Draghi kishte shpresuar për një verë të qetë para largimit nga pozicioni i kreut të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në muajin nëntor, duket se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.
Në një kohë zhgënjyese për ekonominë e Eurozonës, ekonomistët presin që Banka Qendrore të paktën deri në muajin shtator të vazhdojë me të njëjtën përqasje të deritanishme, ndoshta duke lënë të kuptohet se më shumë lehtësime pritet të vijnë së shpejti. Por në një kohë rritjeje dhe inflacioni të dobët, Banka Qendrore sipas tyre duhet të konsiderojë veprimin e menjëhershëm dhe jo të presë për një kohë të gjatë. Ndaj duket se pesha e gjithë kësaj bie pikërisht mbi Draghin.
Rritja në Kinë pa ritmin më të ngadalshëm në gati tre dekada në tre muajt e fundit, ndërsa tensionet tregtare me SHBA-në duket se nuk po gjejnë zgjidhje. Ngadalësimi i tregtisë botërore ka dëmtuar rëndë Gjermaninë, e cila sipas Komisionit Evropian pritet të rritet me vetëm 0.5 për qind në 2019. Si rrjedhim muajin e kaluar, Banka Qendrore Evropiane uli parashikimet për rritjen e Eurozonës për dy vitet e ardhshme në 1.4 për qind nga 1.6 për qind, përcjell Telegrafi.
Referuar situatës, Draghi tha se BQE-ja është e gatshme të veprojë nëse situata nuk përmirësohet por megjithatë analistët nuk presin që politikëbërësit të ndërmarrin hapa të rëndësishëm. BQE tashmë ka njoftuar muajin e kaluar detajet e një pakete bujare të kredive të lira duke u treguar tregjeve se normat do të vazhdojnë gati njëlloj për më shumë se sa pritej. Draghi gjithashtu tha se Banka Qendrore është e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e saj, duke përfshirë rifillimin e blerjeve të aseteve, një mesazh që u përsërit edhe në një konferencë të mëvonshme në Portugali. Shumë parashikojnë se çdo paketë e re pritet të vijë në muajin shtator, kur BQE zbulon grumbullimin e fundit të parashikimeve të stafit.
Vetëm disa muaj para se të dorëzojë presidencën e BQE-së për Christine Lagarde, Draghi po shqyrton hapa të reja për t’i dhënë bankës qendrore më shumë liri veprimi pas një periudhe kaq të gjatë dobësie. Gjatë gjithë mandatit të tij në detyrë, Draghi ka treguar shumë vendosmëri për të vepruar, megjithatë së fundi, vëmendja e ekspertëve dhe investitorëve është kthyer pikërisht drejt tij dhe duket se normë e interesit dhe politikat rreth tyre mund të jenë mënyra më e mirë për të konsoliduar këtë besim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City