LAJMI I FUNDIT:

Historia inspiruese e transferimit rekord të Aston Villës, Wesley Moraes

Historia inspiruese e transferimit rekord të Aston Villës, Wesley Moraes

Transferimi rekord i Aston Villës, Wesley Moraes, ka një histori rrëqethëse nga jeta e tij, e që e kompletoi ditë më parë ëndrrën e tij për të luajtur në Ligën Premier.

Sulmuesi 22-vjeçar u transferua te skuadra angleze për 27 milionë euro nga Club Burgge, mirëpo ka një histori inspiruese se si arrit deri në ligën angleze.


Braziliani e humbi babain nga tumori në tru kur ishte në moshën nëntëvjeçare,  derisa në moshën 16-vjeçare kishte dy fëmijë me dy gra të ndryshme.

Në po atë moshë, ai dëshironte të depërtonte në botën e futbollit, mirëpo ishte e pamundur, pasi punonte në një fabrikë, mirëpo ishte në prova te Atletico Madrid për tre muaj.

Moraes mori pjesë në një garë me të rinjtë e Los Rojiblancos, ndërsa ishte pjesë edhe skuadrave si, AS Nnacy dhe Evian në Francë, por pa sukses.

Por, me kalimin e viteve, ai arriti të kap interesimin e skuadrës nga Sllovakia, AS Trencin, pas suksesit që tregoi në prova tek ata.

Braziliani qëndroi vetëm një sezon te skuadra sllovake, duke shënuar tetë gola në 22 ndeshje, para se të kalonte te Club Brugge në Belgjikë.

Situata e rij e pazakonshme, bëri që klubi belg të përkujdesej më shumë për të dhe t’i ofronin kushte më të mira, në mënyrë që të fokusohej vetëm në futboll.

“Ne kishim një pasqyrë të mirë të lojtarit para se ta transferonim”, ka thënë trajneri Devy Riguax për Stuart Jamesin nga The Guardian.

“Ishte një bisedë e gjatë me të dhe psikologun dhe mënyra se si të kishim një qasje më ndryshme me të, por ai u ambientua shumë shpejtë në skuadër”.

“Një djalë që jeta nuk ishte e lehtë qysh në fillim për të, pasi humbi babain kur ishte vetëm nëntëvjeçare dhe kishte dy fëmijë në moshën 16-vjeçare, duhej të kishte trajtim më të mirë”, ka shtuar më tej trajneri i Club Brugge.

Moraes me klubin belg bëri 117 paraqitje, duke shënuar 35 gola në ligë dhe 14 të tjerë në gara të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori