LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Conte së shpejti do ta ketë skuadrën e kompletuar  

Marotta: Conte së shpejti do ta ketë skuadrën e kompletuar  

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka thënë se janë në linjë me Antonio Conten dhe trajneri së shpejti do të ketë skuadrën e vërtetë të kompletuar për të punuar ashtu siç dëshiron.

Marotta, Presidenti Steven Zhang, drejtor sportiv Piero Ausilio, drejtori i përgjithshëm Alessandro Antonello dhe Gabriele Oriali u takuan të gjithë sot me trajnerin në Kinë për të diskutuar strategjinë e transferimeve.


Godin dhe Vecino i bashkohen Interit në Kinë
Lexo po ashtu Godin dhe Vecino i bashkohen Interit në Kinë

Pas takimit ka folur drejtori Marotta, i cili ka thënë se Conte do të ketë skuadrën e plotë dhe do të punojë ashtu siç dëshiron.

“Ishte një takim pozitiv, në të cilin u shfaq edhe një herë se klubi dhe trajneri janë në sinkron”.

Conte: Lukakun e dua te Interi, Icardi dhe Nainggolan janë jashtë planeve
Lexo po ashtu Conte: Lukakun e dua te Interi, Icardi dhe Nainggolan janë jashtë planeve

“Ai së shpejti do të ketë skuadrën e vërtetë të kompletuar për të punuar në detaje se si ai dëshiron”, tha Marotta agjencisë së lajmeve ANSA.

Conte u ankua vazhdimisht në konferencat e shtypit këtë javë në mungesë të transferimeve, si në sjelljen e lojtarëve si Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko, dhe në largimin e të padëshiruarve si Mauro Icardi, Radja Nainggolan dhe Ivan Perisic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori