Interes i lartë për privatizim të tokës shtetërore në Maqedoni, deri më tani janë dorëzuar 9.000 kërkesa të reja
Interes i lartë tek qytetarët për të dorëzuar kërkesë për privatizim të tokës shtetërore, pasi që vitin e kaluar është dhënë mundësi e re për kërkesa, kështu është thënë sot në takimin mes zëvendësministres së financave Shiret Elezi dhe drejtoreshës së Drejtorisë për punë pronësoro-juridike Shasine Kasami. Mbi 9.000 kërkesa janë dorëzuar në këtë periudhë, por gjithashtu punohet në procedurë të shpejtë për zgjidhjen e të gjithë lëndëve të dorëzuara, me rreth 11.400 lëndë të reja të zgjidhura.
Elezi ka thënë se dhënia e afatit të ri deri në vitin 2021 për dorëzimin e kërkesave për privatizim, ka qenë në drejtim që të dilet në ndihmë qytetarëve të cilët pas skadimit të afatit në vitin 2014 nuk kanë mundur të privatizojnë tokën.
‘Kur janë bërë ndryshimet ligjore në Ministrinë e financave kemi marrë parasysh kërkesat e qytetarëve. Në atë periudhë ka pasur reagime nga qytetarët të cilët nuk kanë arritur që të zënë afatin për dorëzim të kërkesave në vitin 2014, si qytetarë që jetojnë jashtë por edhe ato që jetojnë në vend. Për këtë qëllim me zgjidhjet e reja ligjore kemi vazhduar afatin deri në vitin 2021. Në bazë të të dhënave dhe kërkesave të reja të dorëzuara në Drejtorinë për punë pronësoro-juridike shihet se ka interes tek qytetarët dhe se vazhdimi i afatit ishte thelbësore”, ka thënë kështu Elezi duke shtuar se e rëndësishme është që të ketë dinamikë të mirë të zgjidhjes së lëndëve të dorëzuara.
Që qytetarët të dinë se në cilën fazë është lënda e tyre Ministria e financave dhe Drejtoria për punë pronësoro-juridike kanë përpunuar një ueb platformë inance.gov.mk, përmes të cilës qytetarët do të dinë në secilin moment se deri ku është kërkesa e tyre. Për momentin në sistem janë të qasshme vetëm lëndët e privatizimit nga viti 2018 dhe 2019 kurse në procedurë e sipër është dhe vendosja e lëndëve të vjetra, me tendencë që gjatë vitit të ardhshëm do të vendosen edhe të gjitha lëndët e vjetra të cilat janë në procedurë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe