LAJMI I FUNDIT:

Luis: Shpresoj që Neymar të rikthehet te Barcelona

Luis: Shpresoj që Neymar të rikthehet te Barcelona

Felipe Luis ka thënë se ai shpreson që Neymari të largohet nga Paris Saint-Germain dhe të rikthehet te kampioni i La Liga-së, Barcelona, për të mirën e futbollit brazilian.

Sulmuesi brazilian dëshirohet të largohet nga kampioni i Ligue 1, derisa projektohet një rikthim i mundshëm i tij në Camp Nou, dy vite pasi u largua për shumën rekorde prej 222 milionë euro.


Derisa Felipe Luis e dëshiron rikthimin e bashkëlojtarit të tij brazilian te Blaugranasit, ish-anëtari i Atletico Madridit është në dijeni se ky operacion do të jetë i vështirë.

Felipe Luis (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Dua që ai të rikthehet te Barcelona. Te Barca, Neymar është i lumtur. Dua që ai ta shijojë futbollin dhe të luajë përkrak Lionel Messit”, ka thënë mbrojtësi brazilian për Cope Tiempo de Juego.

Befason Marcelo: Neymari është më i mirë se Hazardi
Lexo po ashtu Befason Marcelo: Neymari është më i mirë se Hazardi

“Shpresoj që të ndodhë kjo gjë, është në të mirë të futbollit brazilian, por e di se do të jetë shumë e vështirë të kompletohet ky transferim”, ka shtuar më tej ai.

Luis e ka konfirmuar largimin nga Los Cholchoneros, pas tetë vitesh qëndrimi në Spanjë, derisa po e kompleton kalimin te Flamengo si lojtar i lirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori