LAJMI I FUNDIT:

Lulzim Peci: Thaçi do ta shkelë Kushtetutën nëse vazhdon dialogun me Serbinë

Lulzim Peci: Thaçi do ta shkelë Kushtetutën nëse vazhdon dialogun me Serbinë

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi dhe drejtori ekzekutiv i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, konsideron se Presidenti Thaçi do të shkelte Kushtetutën e Kosovës, nëse do të vazhdojë dialogun me Serbinë, tani pasi Qeveria e Kosovës është në dorëheqje.

Peci tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociues të Kosovës është shumë i qartë se, “Presidenti mund të ketë vetëm një rol këshillues, ndërsa qeveria është institucioni që udhëheq dialogun”.

Ai thotë se pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka vakum institucional, pasi Qeveria e Ramush Haradinajt është funksionale deri në zgjedhjet e reja.


“Kjo do të thotë se tatimi nuk mund të shfuqizohet deri në atë moment (për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina). Nëse presidenti përpiqet të negociojë në emër të Kosovës, ai do të shkelë Kushtetutën, që nënkupton fundin e mandatit të tij,” tha Peci për agjencinë e lajmeve BETA.

Megjithëse të gjitha partitë parlamentare kanë deklaruar se është e nevojshme të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, Peci thotë se është tepër herët për të folur për koalicione të mundshme parazgjedhore. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Lajme
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Lajme
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Politikë
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Lajme
Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

Lajme
Kalo në kategori