LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri ngrit nivelin e sigurisë në komunikime, një pjesë e bashkëpunëtorëve do të largohen nga puna

Kryeministri ngrit nivelin e sigurisë në komunikime, një pjesë e bashkëpunëtorëve do të largohen nga puna

Kryeministri Zoran Zaev dhe kabineti i tij po marrin masa për të forcuar efikasitetin dhe sigurinë në zbatimin e agjendës transparente të përbërë nga takimet, ngjarjet dhe komunikimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftohet nga shërbimi i shtypit të qeverisë aktualisht janë duke u përmirësuar protokollet dhe rregullat për caktimin e takimeve dhe kryerjen e thirrjeve telefonike në kabinet, në mënyrë që të sigurohet nivel i lartë kontrolli dhe mbrojtjeje të komunikimeve të kryeministrit.

Si pjesë e masave të sigurisë dhe maturisë në komunikimet digjitale dhe telefonike, një pjesë e pajisjeve teknike, duke përfshirë telefonat dhe numrat e telefonit celular të kabinetit kryeministrit dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij, janë ndryshuar.


“Kryeministri bëri gjithashtu një analizë të profesionalizmit dhe efikasitetit të angazhimeve të këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, në bazë të të cilave një pjesë e bashkëpunëtorëve do të largohen nga puna”, shtojnë nga shërbimi i shtypit të qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori