LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Haradinaj vendimin e dorëheqjes nuk e ndau as me zyrtarët e partisë

Ramadani: Haradinaj vendimin e dorëheqjes nuk e ndau as me zyrtarët e partisë

Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se vendimi për dorëheqjen e Kryeministrit ka qenë një lajm i keq.

Ramadani për “RTV Dukagjinin” ka thënë se Haradinaj vendimin për dorëheqje nuk e ka ndarë me askënd deri kur ka folur në mbledhjen e qeverisë.

Ai ka thënë se ftesa për Haradinajn është non-sens, por sipas tij “Haradinaj nuk i ka dhënë dikujt kënaqësinë të intervistohet si kryeministër”. Shton se kjo është sjellje normale e një burrështetasi.


Të gjitha lajmet nga Ramush Haradinaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ramush Haradinaj

Ramadani ka thënë se rruga më e mirë për të dalur nga kjo situatë pas dorëheqjes së Haradinajt janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“AAK menjëherë do të fillojë përgatitjet për zgjedhje dhe sigurisht se do të garojë me kryetarin Ramush Haradinaj për të marrë sërish besimin e qytetarëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zyrtari i AAK-së thotë se Haradinaj është ndaluar disa herë në shtete të ndryshme dhe pastërtia e tij është vërtetuar edhe në proceset gjyqësore ndaj tij.

“Kryeministri Haradinaj edhe më herët e ka dëshmuar se nuk e rrezikon dinjitetin e shtetit për interesin personal”, tha ndër të tjera Burim Ramadani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori