LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet draft rregullorja për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit

Prezantohet draft rregullorja për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit

Komisioni për Çështje ka prezantuar draftin e rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Kosovës, që po konsiderohet një qasje ndryshe nga herët tjera.

Këshilli Prokurorial ka shqyrtuar rekomandimet e pjesëmarrësve që ishin të pranishëm në këtë takim, ku një nga rekomandimet ishte që nëse kandidati ka tentuar të ushtrojë ndikim në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit ose prokurorëve të përjashtohet nga procesi.

Kryetari i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, tha se kjo rregullore është e një rëndësie shumë të veçantë, për shkak përcaktimit të kritereve dhe procedurave të cilat do t’i mundësojnë KPK-së një proces objektiv, transparent, jodiskriminues dhe gjithëpërfshirës, të bazuar në meritokraci.


“Po dëshirojmë me e rrit transparencën, konkurrencën në nivel më të gjerë. Dhe, këtu falënderojmë edhe Komisionin për Legjislacion të Kuvendit, për të pasur të drejtë të aplikojnë të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kushtet. Avancime ka edhe në aspektin e angazhimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës i cili do ta merr barrën për emërimin e kryeprokurorëve dhe prokurorëve. Tek kriteret e veçanta, kemi kërkuar aktet të cikat do ta zgjedhin me meritokraci personin që do të zgjedhet. Konsiderojmë se një nga vlerat që do të ketë kandidati që do të zgjedhet”, tha ai.

Kryetari i Komisionit për Çështje Normative, Zejnullah Gashi, tha se kanë arritur që të draftojnë një rregullore që është në të mirë të sistemit prokurorial në përgjithësi.

Betim Musliu nga Instituti për Drejtësi, tha se takimi i sotëm është një qasje e re, e cila është kërkuar nga IKD.

Ehat Miftari tha se është brengosëse paragrafi 5, tek neni 3, ku thuhet se aplikuesi duhet të mos ketë të shqiptuar masë disiplinore në pesë vitet e fundit.

Ai prezantoi edhe disa ndryshime teknike që disa fjalë në nene të ndryshohen apo të hiqen tërësisht, kryesisht për atë që sipas tij janë të panevojshme. /kp/Telegrafi/