Quhet FaceApp dhe po vazhdon të bëhet tendenca e kësaj vere. Aplikacioni ka “infektuar” personat e VIP dhe ata ta zakonshëm, duke pushtuar Facebook dhe Instagram me foto që duken të plakur.
Transformimi i fytyrave është mjaftueshëm real aq sa duket sikur është natyrale. Askush nuk i reziston tundimit për të parë në foto se si do të jetë kur të plaket.
Megjithatë, përballë kësaj stuhie verore qarkullojnë histori teknologjie dhe të dhënash që shumica e përdoruesve nuk i njohin.
Mjafton të bësh një foto dhe ta përzgjedhësh përmes aplikacionit, pastaj në pak sekonda aplikacioni të jep mundësinë të zgjedhësh çfarë do të bësh me foton, do të plakesh apo do të rinohesh. Siç duket, shumica zgjedhin plakjen.
Janë me miliona postime të shpërndara në këto ditë. Shumë efekte që mund të aplikohen në foto janë me pagesë dhe tarifat ndryshojnë nga 3.99 euro për ata që zgjedhin një abonim mujor, 19.99 euro për abonim vjetor dhe 43.99 euro për abonim të përjetshëm.
Në bazë të FaceApp, sikurse thuhet, janë algoritme inteligjence artificiale.
“Kemi zhvilluar një teknologji të re që mundëson modifikimin në mënyrë reale të imazhit tuaj në foto. Elementi që na diferencon nga të tjerët është fotorealizmi. Pasi aplikohet filtri është sërish fotoja jote. Aplikacionet e tjera qëllimisht ndryshojnë imazhin në mënyrë humoristike por nuk është më një foto reale”, ka shpjeguar themeluesi dhe drejtuesi Yaroslav Goncharov për TechCrunch, përcjell Telegrafi.
Shumë kanë tendencën të besojnë se FaceApp është në pronësi të Facebook ose ndoshta të Instagram. Por, nëse analizojmë detajet, zbulohet se aplikacioni është lëshuar në qarkullim në muajin janar të vitit 2017 nga Wireless Lab, një kompani ruse me seli në Shën Peterburg, e themeluar nga Yaroslav Goncharov.
Faqja në Facebook e FaceApp është hapur në 27 janar 2017 dhe sot numëron më shumë se 380 mijë ndjekës. Dhe nga pjesa “transparenca e faqes”, mësohet se administratorët e saj janë katër, prej të cilëve tre janë rusë dhe një ukrainas.
Duhet të nënvizuar që pas kësaj, ka ndikime të rënda lidhur me privatësinë. Në seksionin e aplikacionit dedikuar përdorimit të informacioneve lexohet se aplikacioni, “mund të bashkëndajë përmbajtjen dhe informacionet e përdoruesve me kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e shoqërisë së FaceApp”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThe Guardian largohet nga platforma X, reagon Musk: Kjo gazetë është makinë propagande
Spotify vendosi një rekord të ri
Ekrani i ri i LG-së “shtrihet nga 12 në 18 inch” - pa humbur cilësinë
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente
Shkencëtarja shqiptare në krye të projekteve me Al në Microsoft, ndan historinë e saj të suksesit
Which? padit Apple mbi përdorimin e iCloud
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët