Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve R.K, E.K, E.G dhe M.V.
“I pandehuri R.K u shpall fajtor për shkak se gjer me datë 20.01.2019, në një lokal fotoshop, ka prodhuar para të falsifikuara dhe atë monedhën në apoen prej 1 x 20 €, me qëllim që të njëjtën ta vejë në qarkullim përmes të pandehurit E.K, e të cilën monedhë policia e ka gjetur dhe e ka sekuestruar. Për çka të pandehurit R.K iu përcaktua dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit mund të zëvendësohet me dënim me gjobë.
Të pandehurit E.K, E.Gdhe M.Vu shpallën u shpall fajtor për shkak se kanë qenë në dijeni se i pandehuri R.K ka prodhuar para të falsifikuara me qëllim që t’i vëjë në qarkullim në tregdhe këtë nuk e kanë raportuar në polici. Për çka të njëjtëve iu përcaktua dënimi me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj në të cilin dënim iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim nuk do ta vuajnë nëse në afat prej një (1) viti nuk kryejnë vepër të re penale”, thuhet në njoftimin për media.
Secili prej tyre veç e veç obligohen që në emër të shpenzimeve të procedurës penale ta paguajnë shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej pesëdhjetë (50) euro si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City