LAJMI I FUNDIT:

PSD i shkruan kryeministrit Haradinaj dhe ministrit Lluka, kërkon lejimin e qasjes në dokumentacionin për Termocentralin ‘Kosova e Re’

PSD i shkruan kryeministrit Haradinaj dhe ministrit Lluka, kërkon lejimin e qasjes në dokumentacionin për Termocentralin ‘Kosova e Re’

Partia Socialdemokrate konsideron se procesi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, vazhdon të përcillet nga mungesa e transparencës.

Sipas një reagimi të bërë përmes Facebook-PSD vë në pah faktin se së fundi, Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore, të cilat me plot vëmendje e kanë përcjellë procesin e ndërtimit të TC “Kosova e Re” për vite me radhë, kanë shprehur shqetësimin pasi që iu është refuzuar qasja në dokumentet që lidhen me këtë proces.

Letër e hapur deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Procesi i ndërtimit të termocentralit 'Kosova e Re', po mbahet i mbyllur
Lexo po ashtu Letër e hapur deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Procesi i ndërtimit të termocentralit 'Kosova e Re', po mbahet i mbyllur

Për këtë, kjo parti ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate përmes deputetit Dardan Sejdiu, sot ka nisur në adresë të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Zhvillimit Ekonimik, Valdrin Lluka, kërkesë për zbatim të Aktgjykimit A.nr.318/17 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për lejimin e qasjes në dokumentacionin për Termocentralin “Kosova e Re”.


“Mos lejimi i qasjes në këto dokumente përbën degradim dhe ngushtim të vëllimit të lirisë së qasjes në informata të garantuara edhe me Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike”, thuhet në reagimi e PSD-së, ku edhe është publikuar kërkesa e plotë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori