LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Barella, lojtar i ri i Interit

Zyrtare: Barella, lojtar i ri i Interit
Nicolo Barella (Foto: FC Inter/Twitter)

Nicolo Barella është bërë lojtari më i ri i klubit italian, Inter, pasi ka kompletuar transferimin e tij nga Cagliari.  

Interi ka zyrtarizuar gjatë kësaj mbrëmje (e premte) blerjen e mesfushorit italian nga Cagliari, pasi lojtari ka kryer me sukses testet mjekësore.

“Nicolo Barella është zyrtarisht një lojtar i Interit”, thuhet fillimit në njoftimin e klubit italian.


“Mesfushori italian i është bashkuar klubit nga Cagliari në një marrëveshje fillestare të huazimit për një vit, me detyrimin për të blerë në fund të asaj periudhe”.

“Barella ka vënë lapsin në letër në një kontratë pesë-vjeçare”, mbyllet njoftimi i Interit.

Shifrat e transferimit nuk janë zbuluar nga Nerazzurrët, por thuhet se fillimisht do të paguhen 12 milionë euro për huazim dhe 25 për detyrim blerje.

Megjithatë, me bonuset e vendosura totali i transferimit mund të kushtoj deri në 50 milionë euro. /Telegrafi/