LAJMI I FUNDIT:

Vihet gurthemeli i xhamisë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës

Vihet gurthemeli i xhamisë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës

Sot është bërë vënia e gurthemelit të xhamisë në fshatin Shupkovc, iniciativë e ndërmarrë nga qytetarët, Bashkësia Islame dhe në mbështetje të Komunës së Mitrovicës.

Sipas një njoftimi për media, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka uruar vënien e gurthemelit të Xhamisë në fshatin Shupkovc, duke thënë se ndërtimi i kësaj xhamie si një shtëpie e Zotit do të sjell vetëm paqe dhe harmoni për banorët e kësaj fshati.


Po ashtu kryetari Bahtiri theksoi se që nga fillimi e deri më sot xhamitë kanë pasur një rol qendror për pastrimin shpirtëror të shoqërive dhe bashkimin mes njerëzve, duke shtuar se xhamitë janë edhe vende ku mësohet drejtësia, dashuria, mëshira dhe respekti.

Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame, Irfan Krasniqi, në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame falënderoi kryetarin Bahtiri për mbështetjen e tij duke thënë se vënia e këtij gurthemeli të kësaj xhamie do të shërbej për një edukim të mirëfilltë fetar.

“Ky objekt do të rrezatoj harmoni, vëllazëri dhe paqe për të gjithë qytetarët”, tha kryetari i Bashkësisë Islame, Irfan Krasniqi.

Ndryshe, me rastin e vendosjes së këtij gurthemeli ishte i pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, zv.ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka, kryetari  i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Irfan Krasniqi, drejtori për Urbanizëm, Besnik Beka, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, përfaqësues nga Bashkësia Islame dhe banorë të këtij fshati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori