LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku: Kënga ime e re u dedikohet atyre që besojnë se nuk jam këngëtare

Morena Taraku: Kënga ime e re u dedikohet atyre që besojnë se nuk jam këngëtare
Morena Taraku (Foto: Norik Uka)

Morena Taraku tash e një kohë është duke punuar në këngën e re.

Këngëtarja shqiptare ka njoftuar fansat se të dielën publikohet me videoklip projekti i saj më ri.

Në fakt, në postimin e fundit të ndarë me ndjekësit në Instagram, Taraku thotë se kënga është për të gjithë ata që kanë menduar se Morena nuk është këngëtare.


https://www.instagram.com/p/Bzz_MknlCdY/

“Përshëndetje, kjo shkon për krejt ata që kanë besu që morena nuk është këngëtare. Morena- Swag- prite të dielen e ndëgjoje pa inat”, ka shkruar 26-vjeçarja.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sa i përket projekteve muzikore, “Dashni” titullohet kënga e saj e fundit në bashkëpunim me ikonën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun.

Ndërsa tani, presim të shohim se çfarë ka përgatitur bukuroshja jonë për fansat e shumtë të saj. /Telegrafi/