LAJMI I FUNDIT:

Martesa e keqe është më e dëmshme për fëmijën sesa divorci

Martesa e keqe është më e dëmshme për fëmijën sesa divorci

Rrallëherë divorci nuk shkakton dhimbje nëpër familje.

Megjithatë, ekspertët thonë se, për shkak të mirëqenies së fëmijëve, më mirë është ta merrni vendimin ta keni një ndarje të lehtë sesa ta mbani një martesë të vështirë, transmeton Telegrafi.

Nëse bëhet siç duhet, ndarja e prindërve mund t’i sjell lumturi në të ardhmen fëmijës.


Në anën tjetër, nëse vendosni të qëndroni në një lidhje të palumtur, atëherë e tërë familja do të vuajë – e posaçërisht fëmijët.

Kjo për shkak se fëmijët priren ta pasqyrojnë modelin e pashëndetshëm të lidhjes së prindërve.

Ata fillojnë të mendojnë se është mirë që edhe ata në të ardhmen të kenë martesë të palumtur dhe mendojnë se ndjenjat si xhelozia, zemërimi, mos komunikimi me partnerin janë gjëra normale në një lidhje.

Ndër tjerash, tensionet mes prindërve i bëjnë fëmijët të ndihen të neglizhuar, të pasigurt dhe fajtorë. Kjo pastaj ndikon që ata fëmijë të rriten me pak vetëbesim, me probleme besimi dhe me ndjenjën se janë të pavlerë.

Fëmijët e prindërve që kanë martesë të keqe kanë po ashtu më shumë tendenca të përvetësojnë shprehi të këqija dhe të jenë më të frikësuar nga emocionet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Flokë dhe stil
Sophia Loren së shpejti 90 vjeç:

Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: "Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot"

Psikoprofil
Pesë arsye pse koha që kaloni me fëmijët është investimi më i mirë

Pesë arsye pse koha që kaloni me fëmijët është investimi më i mirë

Këshilla për prindër
Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyr dhe pedikyr
Victoria Beckham ka një model të ri flokësh ideal për gratë mbi 50 vjeç

Victoria Beckham ka një model të ri flokësh ideal për gratë mbi 50 vjeç

Flokë dhe stil
Një kthesë në trendin ‘no pants’, gjithnjë e më shumë femra veshin të brendshme për meshkuj

Një kthesë në trendin ‘no pants’, gjithnjë e më shumë femra veshin të brendshme për meshkuj

Femra
Kalo në kategori