LAJMI I FUNDIT:

Ekipi negociator me BE-në është formuar, ka vend edhe për opozitën

Ekipi negociator me BE-në është formuar, ka vend edhe për opozitën

Qeveria i ka bërë thirrje opozitës që të jetë pjesë e negociatave me Bashkimin Evropian.

Maqedonia formoi ekipin për negociata me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në seancën e djeshëm u konfirmua struktura negociuese të cilën do ta udhëheqin shtatë trupa të me ingerenca të ndryshme.

Maqedonia nuk pret që Greqia të pengojë marrjen e datës nga BE në tetor për të filluar negociatat me vendin. Zv. kryeministri për Integrime Evropiane, Bujar Osmani beson se nga data në tetor na ndanë vetëm procedura teknike në Bundestagun gjerman. Por nuk është sjell vendimi formal për datë, ai tha se, asgjë nuk ka mbaruar.

“Deri atëherë duhet të punojmë me të gjitha shtetet anëtare. Vendimi i tetorit është duke u shqyrtuar që nga fillimi dhe secili shtet anëtar duhet të votojë pozitivisht për të marrë vendimin. Pra, synimi ynë është kjo periudhë, dhe në korrik dhe gusht, të kërkojmë takime, me shtetet anëtare. Ne do të punojmë me secilin prej shteteve anëtare, nga mbështetësit më të mëdhenj tek skeptikët më të mëdhenj”, tha Osmani.

Deri në tetor, Maqedonia do të formojë ekipet negociuese nga struktura negociuese, e cila u themelua dje nga Qeveria. Do të ketë gjithashtu hapësirë për sektorin qytetar, Kuvendin dhe opozitën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori