Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj deklaratës së KRU “Prishtina” e cila ka njoftuar konsumatorët e saj, se duke filluar nga Pallati i Drejtësisë, “Fshati Amerikan” dhe lagjja Veternik se aktualisht janë me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Në reagim thuhet se kjo komunë është duke i realizuar të gjitha projektet e investimeve kapitale për vitin 2019 në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik nën pjesë të ndryshme të Prishtinës.
“Rruga ‘Gazmend Zajmi’, ‘Ali Pashë Tepelena’ dhe ‘Karl Gega’ – 778 mijë euro, lagjja ‘Pejton’ – 500 mijë euro, lagjja ‘Sofali’ – 1 milion euro, rruga ‘Llapi’ – 207 mijë euro, lagjja ‘Kolovica’ – 205 mijë euro, rruga ‘Shkelzen Haradinaj’ në Kolovicë – 350 mijë euro, lagjja ‘Taslixhe’ – 300 mijë euro, rruga ‘Hasan Remniku’ – 150 mijë euro, lagjja ‘Kalabria’ – 150 mijë euro, lagjja ‘Bregu i Diellit’ – 200 mijë euro, lagjja ‘Prishtina e Re’ – 320 mijë euro, lagjja ‘Qëndresa’ – 350 mijë euro, lagjja ‘Hajvalia’ – 800 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Komuna thotë se sanimi dhe mirëmbajtja e kanalizimit fekal është kompetencë e KRU “Prishtina” dhe për këto shërbime kjo kompani inkason të hyra çdo muaj nga qytetarët e Prishtinës.
“Për më tepër, Komuna e Prishtinës nuk jep leje për kyçje në rrjetin e kanalizimit në territorin e Prishtinës pa pëlqimin paraprak nga KRU ‘Prishtina'”, thekson njoftimi.
Ndërsa sipas KRU “Prishtina”, dëmtimit i tubacionit të ujit ishte e vështirë për sanim në kohë të shkurtër.
“Ua kujtojmë se më datë 4 korrik është dëmtuar tubi PE 250 mm me një gjatësi 140 metra, nga investitorë privat të cilët janë duke ndërtuar objekte kolektive në afërsi të Pallatit të Drejtësisë. Inspekcioni Komunal atë ditë ishte në vendngjarje dhe ka obliguar investitorin që të marrë masa sa më shpejtë në sanimin e gjendjes së krijuar. Për një kohë të gjatë nuk u morën masa konkrete edhe pse natyra e dëmtimit të tubacionit të ujit ishte e vështirë për sanim në kohë të shkurtër. Me këtë rast, duke mos parë asnjë interesim nga ana e palëve të tjera, KRU ‘Prishtina’ mori përsipër dëmin e shkaktuar nga dikush tjetër dhe e sanoi atë për hir që konsumatorët e zonave të lartcekura të mos mbesin pa ujë. Sanimi zgjati gjithë ditën, deri në mesnatë. Po atë ditë, iu është rekomanduar investitorit që të merren masa konkrete mbrojtëse që të parandalohet ndonjë defekt më i madh, me ç’rast sërish mund ta pësonin konsumatorët e atyre lagjeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?