LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e Maqedonisë kërkon kandidatë për pilotë ushtarak të cilët do të paguhet përderisa zgjat trajnimi

Ushtria e Maqedonisë kërkon kandidatë për pilotë ushtarak të cilët do të paguhet përderisa zgjat trajnimi

Deri më 1 gusht është i hapur konkursi për pranimin e kadetëve të rinj për pilotë në Njësinë ajrore të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Kandidati duhet të jenë më të rinj se 28 vite dhe të kenë përfunduar arsimin e lartë me përmbushjen e minimum 180 kredive, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Thirrja është e hapur për të gjithë, ndërsa pjesa kryesore e trajnimit do të mbahet në Qendrën për trajnimin e pilotëve në kazermën “Strasho Pinxhur”, që është një nga qendrat më bashkëkohore në rajon.

Maqedoni, shpallet konkurs për trajnimin e pilotëve ushtarak
Lexo po ashtu Maqedoni, shpallet konkurs për trajnimin e pilotëve ushtarak

“Me ndryshmet e ligji që është në fazën e miratimit, do ta rregullojmë pjesën e shtesës financiare dhe në këtë mënyrë do të kemi më shumë mundësi të kemi kuadro më cilësore. Kadetët të cilët do të pranohen do të paguhen edhe gjatë trajnimit, por në armatë do të barazohet financimi i pilotëve në MPB”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska./Telegrafi/