LAJMI I FUNDIT:

“Derisa të vendoset drejtësia: Një premtim për vëllezërit Bytyqi” – dokumentari që shpalos detaje nga vëllai i tre dëshmorëve

“Derisa të vendoset drejtësia: Një premtim për vëllezërit Bytyqi” – dokumentari që shpalos detaje nga vëllai i tre dëshmorëve

Sot kur po shënohet 20-vjetori i vdekjes së tre vëllezërve Bytyqi, që kishin shtetësi amerikane të cilët u vranë barbarisht nga forcat serbe gjatë vitit 1999, është shfaqur një dokumentar i titulluar “Derisa të vendoset drejtësi: Një premtim për vëllezërit Bytyqi”.

Bëhet fjalë për vëllezërit, Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi, të cilët pas përfundimit të luftës derisa po përpiqeshin të ndihmonin familjen rome të arrijnë në Serbi, u arrestuan nën akuzën për “hyrje të paautorizuar”, transmeton Telegrafi.

Që nga ajo ditë për fatin e tyre nuk ishte ditur asgjë, derisa trupat e tyre të pajetë u gjendën në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.


E në dokumentar, vëllai i tyre Iliri zotohet se si nuk do të ndalet duke kërkuar drejtësi dhe që autorët e këtij krimi makabër të vihen para drejtësisë.

Vëllai i tre dëshmorëve: Prindërit e mi janë të lënduar në zemër, i dinë vrasësit e fëmijëve, por nuk marrin drejtësi (Video)
Lexo po ashtu Vëllai i tre dëshmorëve: Prindërit e mi janë të lënduar në zemër, i dinë vrasësit e fëmijëve, por nuk marrin drejtësi (Video)

Kujtojmë që tre vëllezërit e tij kishin lënë SHBA-të për t’ju bashkuar pjesëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të luftuar kundër ushtrisë dhe policisë së Sllobodan Millosheviqit.

Ndryshe në një intervistë të dhënë muaj më parë për Telegrafin, vëllai i tre dëshmorëve ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë bërë atë që kanë mundur për zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve të tij.

“Nuk ka munguar edhe ndihma nga Amerika, por rasti është në duar të institucioneve serbe dhe ata mund të vendosin drejtësi nëse kanë vullnet”, pati thënë ai për Telegrafin.

Më poshtë ju sjellim rrëfimin e Ilirit i cili në detaje tregon se si kishte nisur gjithçka, duke filluar nga shorti që e kishte detyruar atë të qëndroj në SHBA, e tre vëllezërit e tij të nisen për në Kosovë për të luftuar kundër forcave serbe.

Until Justice is Served: A Promise for the Bytyqi Brothers from Praveen Madhiraju on Vimeo.

E ka thyer familjen time, sikurse kur gota thyhet. Mundohesh ta kthesh në gjendjen e mëparshme, por ajo kurrë më nuk do të jetë e njëjtë.

Gjithmonë do të ketë shenja, dhimbje, humbja e një anëtari të familjes është tragjike, por të humbësh tre është shkatërruese.

Quhem Ilir Bytyqi, vijë nga një familje emigrantësh. Ishim shtatë fëmijë që jetuam për një kohë në Kosovë dhe më pas u rikthyem në SHBA.

Si familje ishim shumë të afërt me njëri-tjetrin, ku vinte në shprehje thënie “një për të gjithë, të gjithë për një”.

Të gjithë vëllezërit e mi ishin njerëz të mirë, që ua zgjasnin dorën personave që kishin nevojë për ndihmë.

Prindërit e mi janë nga Kosova. Populli shqiptar është shumë mikpritës.

Gjatë viteve të 90-ta, në njëfarë mënyre e dinim se çfarë po ndodhte prapa dyerve të mbyllura me serbët. Ata filluan të vrisnin shqiptarët, shumë më herët, para se të fillonte lufta.

Nëna, vëllai dhe motra ishin në Kosovë asokohe, me të cilët mundoheshin të vinim kontakte, por ishte e pamundur një gjë e tillë, transmeton Telegrafi.

Papritmas dëgjuam nga komuniteti shqiptaro-amerikan se po formohej (UÇK-ja), kështu u ulëm të bisedojmë më vëllezërit dhe babanë dhe vendosëm që të gjithë t’i bashkohemi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Iliri së bashku me vëllezërit e tjerë hodhën short se cili prej tyre do t’i bashkohej pjesëtarëve tjerë të UÇK-së, për të luftuar kundër ushtrisë së Millosheviqit.

Iliri tërhoqi shkopin më të shkurtër që do të thoshte se do të duhet të qëndrojë në SHBA. Kurse në prill të vitit 1999, vëllezërit e tij Mehmeti, Agroni dhe Ylli u nisën për në Kosovë për të luftuar për vatanin.

Ata u nisën pa kurrfarë hezitimi. E kujtoj që fjalët e fundit që ju kam thënë ishte të kenë kujdes, duke ua bërë me dije se pres nga ata që të rikthehen në shtëpi.

Pas përfundimit të luftës, fal Zotit vëllezërit e mi ishin mirë, ku qëndruan në Kosovë për t’ju asistuar njerëzve që kishin nevojë për ndihmë.

Dhe derisa po mbronin fqinjët e tyre, një familje rome, vëllezërit Bytyqi aksidentalisht ishin futur në territorin e Serbisë, ku edhe ishte hera e fundit kur janë parë të gjallë.

Pas përfundimit të luftës nuk kishte shenja trafiku që tregonin se ku fillojnë apo mbarojnë kufijtë e shteteve, dhe ky ishte momenti kur ata u kapën nga forcat serbe, transmeton Telegrafi.

Dy vite më vonë janë gjetur të ekzekutuar në një varrezë masive. Ishte si në ferr, duke u munduar ta kuptojë se çfarë po ndodhte. Jam takuar me zyrtarë serbë të cilët na kanë thënë se do të jenë mirë dhe se nuk duhet të brengosemi për asgjë.

Hetimet tona kanë quar në atë Millosheviqi, kishte urdhëruar një nga eprorët e tij të lartë në zinxhirin e tij komandues për ta kryer këtë punë.

Ne e dimë saktësisht kush ishte i përfshirë, kush i ka vrarë ata. Ata janë vrarë vetëm pse ishin shtetas amerikanë gjatë bombardimeve të NATO-s.
Pas 20 viteve po luftojmë për drejtësi, pasi që qeveria e Serbisë ka vendosur të mos i përndjek vrasësit e tyre.

Drejtësia duhet të vihet në vend në këtë rast, e jo të lejohen kriminelët që kanë kryer krimin të lihen të lirë.

Kryetar Engel, anëtarë të komitetit, ju falënderoj për këtë seancë dhe që më keni ftuar të dëshmoj. Në emër të familjes time dhe viktimave tjera të krimeve të luftës që janë kryer gjatë luftës në Kosovë, jam këtu për të transmetuar një mesazh: “Viktimat nuk duhet të injorohen”.

Ata ishin vëllezërit e mi, ata ishin qytetarë amerikanë, çdo qytetar amerikanë ka nevojë për drejtësi. Çdo person që ka kryer krim kundër amerikanëve kudo qoftë duhet të vihet para drejtësisë.

Po të mund të flisja me vëllezërit e mi tani, do t’ju thosha se i dua shumë dhe se më mungojnë. Janë gjithmonë në mendjen time (natë e ditë). Kemi pasur një jetë të mirë së bashku. Më mungojnë shumë, dhe do të sigurohem se personat që e kanë kryer këtë krim të mos jenë të lirë.

Këtë ua kam bërë në veçanti qeverisë së Serbisë, se nuk do të heqim dorë. Do të qëndrojmë këtu duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend. /Telegrafi/