LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i PDK-së në Gjilan: Duhet të vijë fundi i Qeverisë Haradinaj

Kryetari i PDK-së në Gjilan: Duhet të vijë fundi i Qeverisë Haradinaj

Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa, ka thënë se do të duhej të vjen fundi i kësaj qeverie, për shkak të bllokadave që po kalon Kosova.

Mustafa, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova tashmë është në një situatë kaotike ku negociatat me Serbinë janë të bllokuara dhe Ekipi Negociator është shpallur jo kushtetues.

“Sikurse që thuhet në gjuhën e informatikës dhe elektronikës, qeveria duhet të resetohet në momentin që pajtohen partitë politike në pozitë e opozitë. Kjo do të ishte më e mira. Por, edhe nëse nuk ndodh kjo marrëveshje këta që e kanë fuqinë mund ta bëjnë këtë një ditë, por unë nuk prejudikoj kur do ta bëjnë”.


Ish-kryetari i Gjilanit ka thënë se PDK pas procesit të brendshëm zgjedhor ka dalë shumë më e fortë dhe është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare.

“Nëse këtyre ditëve do të mbahej një sondazh në Kosovë, gjendja do të ishte ndryshe dhe PDK do të ishte partia e parë, sidomos pas vendimit që mori kryetari Veseli”, tha Mustafa, raporton Telegrafi.

Mustafa thotë se gjendja jo e mirë e PDK-së në rajonin e Anamoravës, e sidomos në Gjilan, po ndodh pasi në vitin 2013 në PDK janë përcaktuar njerëz pa dëshirën e elektoratit.

“Janë imponuar njerëz pa vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Gjilan. Dega mori goditje të rëndë dhe nuk është këndellur më. Nga 12, 000 vota që kemi pasur historikisht në zgjedhjet e fundit kemi rënë në 7,500”, tha mesa tjerash Qemajl Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori