LAJMI I FUNDIT:

Historia e Roni Koshit e denjë për skenarë filmash, si përfundoi kampion me Galatasarayn djaloshi nga Kosova

Historia e Roni Koshit e denjë për skenarë filmash, si përfundoi kampion me Galatasarayn djaloshi nga Kosova

Roni Koshi në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ka rrëfyer historinë e tij të suksesshme në sportin e basketbollit në Turqi. Me origjinë nga Gjakova por i lindur në Pejë. Roni Koshi është basketbollisti i cili po ngritët në karrierë me hapa të sigurt.

Ai është kampion me Galatasaray (grupmoshat e reja) dhe reprezentues i Turqisë në Kosovë. Gjithçka me basketbollin ka nisur nga Kosova dhe për Ronin ato momente i kanë ngelur në mendje si ndër momentet më të lumtura në jetë. Basketbollisti i Galatasaray mendon se suksesi i tij është 70% nga puna ndërsa vetëm 30 për qind ia lenë dhuntisë.

Historia e Ronit me Galatasaray-n është e denjë për ndonjë skenar filmi. Ai thotë se kishin vendosur së bashku me të atin të udhëtonin për në Slloveni, por kishin përfunduar në Stamboll. Atje thotë se e kishin parë një sallë basketbolli dhe ishin futur aty si vizitorë.


Fati ka dashur që në atë sallë të takonin basketbollistin nga Kosova, Arbër Berisha I cili u kishte ndihmuar në komunikim me zyrtarët e klubit të basketbollit Galatasaray. Klubi nga Stambolli që kishte parë aftësitë e djaloshit nga Kosova, i kishin bërë ofertë që të qëndroj në Stamboll për disa kohë në mënyrë që t’i testonin aftësitë e tij.

Babai i Ronit ishte kthyer në Kosovë ndërsa ai si 11 vjeçar kishte qëndruar atje. Thotë se në skuadër kishin ndodhur disa ndryshime menaxheriale dhe ai ishte kthyer përsëri në Kosovë te klubin basketbollistik Kolegji Universi.

Roni thotë se duke parë kushtet në Turqi dhe nivelin e basketbollit në atë vend pas një viti përsëri ishte kthyer atje. Në moshën 12 vjeçare ai kishte arritur të shpallet kampion i moshave me Gallatasaray-n në një ndeshje përballë Fehnerbahçes.

Djaloshi nga Gjakova në atë kampionat ishte selektuar si ndër pesë lojtarët më të mirë të kampionatit, ndërsa ishte shpallur edhe lojtar i turneut. Ai thotë se në Turqi vlerat e tij u panë shumë më mirë se në Kosovë. Sot ai ka nënshtetësinë turke dhe bashke me familjen jeton në Stamboll në një jetë që thotë se e ka ëndërruar kur ishte në Kosovë.

Për moshat U-16 Ronit i është besuar edhe shiriti i kapitenit në skuadrën e Turqisë. Thotë se kjo gjë i është besuar pasi ai kishte mbajtur komunikim me të gjithë lojtarët. Para pak muajsh është shpallur kampion edhe me skuadrën e Galatasaray për U-18.

Roni thotë se dëshira e tij tashmë është depërtimi në kampionatin më të fortë në botë për basketboll, NBA.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori