LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Kuvendi me 102 vota pro ka votuar raportin e Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, dhe 101 vota pro për ngritjen e Komisionit Hetimor.

Ky ishte rezultati i votimeve sot në sallën e Kuvendit, ku kryeministri Edi Rama bëri thirrje për ngritjen e komisionit që, sipas tij, do të sjellë edhe shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.


Përbërja e Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta:

Nga grupi i PS:

Ulsi Manja kryetar

Vasilika Hysi

Klotilda Ferhati

Bashkim Fino

Alket Hyseni

Anëtarë zëvendësues nga PS:

Adnor Shameti

Spartak Braho

Nga grupi parlamentar demokrat:

Alban Zeneli, zv.kryetar

Halit Valteri, anëtar

Arlind Çarçani, anëtar zëvendësues

Nga grupi parlamentar i partive te djathta:

Adriatik Alimadhi, anëtar

Zef Shtjefni, anëtar zëvendësues

Nga deputetët jashtë grupeve parlamentare:

Krenar Rryçi, anëtar

Grupi parlamentar i pavarur nuk do të ketë përfaqësues.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja lexoi raportin, ku ftoi të gjithë deputetëve të votojnë raporton dhe ngritjen e komisionit hetimor.

Pjesë nga raporti

Në arsyetimin e kërkesës së tyre, deputetët nënvizojnë se Presidenti me aktin e tij:

ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit;
ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit;
është sjellë arbitrarisht me pushtetin si pushtet ekzekutiv i pakufizuar, përkundër natyrës së Republikës Parlamentare;
ka shtyrë arbitrarisht datën e zgjedhjeve;
ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve;
ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira;
ka cenuar parimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë;
ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet;
ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur,
Komisioni shqyrtoi bazueshmërinë ligjore të kërkesës së paraqitur dhe cmoi se në aspektin ligjor dhe procedurial kërkesa është në përputhje me nenin 90, pika 2 të Kushtetutës dhe nenin 112 të Rregullores së Kuvendit.

Komisioni, vlerësoi se nga pikëpamja substanciale, kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për fillimin e procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 90, pika 2 të Kushtetutës, për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljen e rëndë të kryer nga Presidenti i Republikës. Pjesë e hetimit duhet të jetë dhe korrespondenca e sekretares së përgjithshme të institucionit të Presidencës.

Në përfundim të mbledhjes së datës 29.06.2019, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vendosi miratimin e raportit që do t’i paraqitet Kuvendit, duke propozuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar sipas parashikimeve të nenit 112, pika 2 të Rregullores së Kuvendit./OraNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori