LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Sa më shpejt të rrëzohet koalicioni PAN, Kosovës i nevojitet Qeveria e drejtuar nga LDK-ja

Mustafa: Sa më shpejt të rrëzohet koalicioni PAN, Kosovës i nevojitet Qeveria e drejtuar nga LDK-ja

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Kosovës, si kurrë më parë, i nevojitet Qeveri e formuar nga partitë e tanishme të opozitës, e drejtuar nga LDK si parti më e madhe në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se rrëzimi sa më i shpejtë i koalicionit PAN e ka kuptimin e vet, në qoftë se pas kësaj ndodhin ndryshime përmbajtjesore në strukturën dhe përmbajtjen e qeverisjes së vendit.


“Na duhet një qeveri që do ta drejtojë vendin më shumë se një mandat, me partnerë që i qëndrojnë besnik marrëveshjes. Në më pak se tre vjet të qeverisjes për herë të parë pas luftës, ia dhamë drejtimin zhvillimit ekonomik të vendit, luftuam krimin dhe korrupsionin, stabilizuam buxhetin, avancuam marrëdhëniet me BE-në dhe me SHBA-të, filluam ç’kapjen e doganave, administratës tatimore dhe organeve tjera vitale për vendin, plotësuam 94 nga 95 kriteret për liberalizim të vizave”, ka shkruar Mustafa.

Më tej thekson se, koalicioni që erdhi pas tyre e gjeti shtetin mjaftë të konsoliduar por rrënoi çdo gjë.

“Prandaj duhet të punojmë dhe të organizohemi që në të ardhmen të mos na rrënojnë rrënuesit”, është shprehur kreu i LDK-së.

Sipas Mustafës, Qeveria duhet të bëhet para së gjithash mbi bazën e vlerësimeve dhe gjykimeve të thella, me njerëz që kryejnë punë për Kosovën, që e ruajnë shtetin e Kosovës dhe territorin e saj, që nuk janë të shantazhuar dhe të korruptuar.

“Na nevojitet thellim i partneritetit me ndërkombëtarët, mbi baza të vlerave që vlejnë për ata dhe për ne, dhe jo vetëm për ne, siç po ndodhë jo rrallë”, ka shkruar në fund Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori