LAJMI I FUNDIT:

Lampard: Përfundojmë në katërshe, duam të luajmë në Ligën e Kampionëve çdo vit

Lampard: Përfundojmë në katërshe, duam të luajmë në Ligën e Kampionëve çdo vit
Frank Lampard (Foto: Chelsea/Twitter)

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard këmbëngul që ekipi i tij mund të përfundojnë në top katër në sezonin e ardhshëm në Ligën Premier.

Pavarësisht nga ndalimi në dy afatet e radhës së transferimeve, Chelsea e ka bërë të përhershëm huazimin e Mateo Kovacic nga Real Madridi për 45 milionë euro.

Blutë gjithashtu do ta kenë në dispozicion edhe amerikanin Christian Pulisic pas nënshkrimit nga Borussia Dortmund për 65 milionë euro në janar, i cili mbeti i huazuar deri tani në Bundesliga.


Me këto dy përforcime dhe me disa lojtarë të kthyer nga huazimi, Lampard këmbëngul se skuadra e tij do të përfundoj në katërshe të Ligës Premier.

“Kam luajtur këtu për shumë vite dhe e di se ka standarde. Duam të luajmë në Ligën e Kampionëve çdo vit”, ka thënë fillimisht Lampard.

“Kjo është diçka që duhet të na intrigojë të gjithëve – mua dhe lojtarëve”.

“Atyre nuk iu kam thënë se ky është objektivi, pasi mendoj se ata kanë vet nevojë për të”.

“Është shumë e qartë se në përgjithësi, duke përjashtuar disa sezone në vitet e fundit, ne jemi një klub që ka arritur të jetë vazhdimisht në top katër ose fitues i ligës”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kalo në kategori