Frank Lampard ka folur fjalët e para pas emërimit si trajner i klubit londinez, Chelsea.

Legjenda angleze është rikthyer në Stamford Bridge pas disa vitesh të kaluara si futbollistë në MLS, por edhe si trajner në Championship te Derby County.

41-vjeçari vjen si pasues i Maurizio Sarrit, i cili pas një viti të kaluar te Blutë kaloi te Juventusi.

Zyrtare: Chelsea emëron Lampardin trajner të ri Zyrtare: Chelsea emëron Lampardin trajner të ri

Rikthimi te Chelsea e ka lumturuar jashtë mase Lampardin, i cili mezi pret të fillojë punën e re.

“Jam jashtëzakonisht krenar që po kthehem në Chelsea si kryetrajner”, ka thënë fillimisht Lampard pas emërimit.

Lampard zgjidhet mesfushori më i mirë në histori të Ligës Premier, lë pas legjenda si Gerrard dhe Scholes Lampard zgjidhet mesfushori më i mirë në histori të Ligës Premier, lë pas legjenda si Gerrard dhe Scholes

“Gjithkush e njeh dashurinë time për këtë klub dhe historinë që kemi ndarë, por  fokusi im i vetëm është puna dhe përgatitjet për para-sezon”.

“Jam këtu për të punuar shumë, për të sjellë sukses të mëtejshëm në klub dhe nuk mund të pres që të fillojë këtë aventurë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/