LAJMI I FUNDIT:

Pritjet nga sponsorizimet për sport janë rreth 30 milionë euro në vit

Pritjet nga sponsorizimet për sport janë rreth 30 milionë euro në vit

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Sport ka organizuar një debat me temën, “Çfarë përfitime sjellë zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë”.

I pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili tha se pritjet janë që 30 milionë euro gjatë një viti do të jenë sponzorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sporti.


Mbështetja e deritashme sipas tij, për këtë sektor aktualisht është rreth 4 milionë euro, sipas të cilit është një dallim mjaft i madh, raporton ksp.

Ministri Gashi tha se ky ligj do të jetë i rëndësishëm për zhvillimin e sportit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, theksoi se kompanitë e kosovare e kanë mundësinë ideale që të përkrahin një kauzë që është kontribut i drejtpërdrejt për zhvillim të vendit dhe fuqizimin e sportit.

Në këtë debat u tha se sponsosorizmet do të kenë ndikim te sportistët, klubet dhe në ngritjen e cilësisë në sport.