LAJMI I FUNDIT:

Kongresisti Eliot Engel: E dua Kosovën

Kongresisti Eliot Engel: E dua Kosovën

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së përurimit të ndërtesës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka shprehur edhe një herë dashurinë që ai ka për Kosovën.

Engel, tha se për të është mrekulli të jetë në ngjarjen e përurimit të objektit të ri të ambasadës së SHBA-së në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Është e mrekullueshme të jem pjesë e miqësisë së kosovarëve. Njerëzit e Kosovës kanë punuar shumë. E dua Kosovën, sot është një ëndërr e cila është bërë realitet.Faleminderit SHBA-ve që ishit me kosovarët me 1999-të”, ka thënë Engel.


Përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së, Kosnett thotë se do të jenë me Kosovën në secilin rrugëtim (Video)
Lexo po ashtu Përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së, Kosnett thotë se do të jenë me Kosovën në secilin rrugëtim (Video)

Tutje Engel tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë pranë Kosovës sepse Kosova është pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërtimi i objektit të ri të ambasadës së SHBA-së është bërë në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Njëherësh kjo është ambasada më e madhe në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/