LAJMI I FUNDIT:

Përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së, Kosnett thotë se do të jenë me Kosovën në secilin rrugëtim (Video)

Përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së, Kosnett thotë se do të jenë me Kosovën në secilin rrugëtim (Video)

Është bërë përurimi i objektit të ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Me këtë rast, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur mirënjohës ndaj Kosovës për përurimin e objektit të ri të ambasadës.


Kosnett deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë çdo herë me Kosovën.

“Është më shumë sesa vetëm një objekt i ndërtuar. Ne do të kemi hapësirë për të krijuar aktivitete të reja për të gjithë dhe të mirëseardhur janë nga të gjithë komunitetet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me Kosovën në se cilin rrugëtim ”, ka thënë Kosnett gjatë fjalimit të tij.

Poashtu pjesë e përurimit ishte edhe ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve.

Ndërtimi i objektit të ri të ambasadës  është bërë në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Njëherësh kjo është ambasada më e madhe në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori