LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga Qeveria që është legjitime

Hoti: Dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga Qeveria që është legjitime

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, njëherësh deputet nga kjo parti, ka thënë se Kosova ka humbur dy vite të plota me ndërhyrjet jo kushtetuese të Presidentit dhe Qeverisë përmes ekipit dialogues në procesin e dialogut.

Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se dialogu udhëhiqet vetëm nga institucionet që kanë kompetenca kushtetuese për të përfaqësuar Kosovën në çështje të tilla dhe se sipas tij kushdo tjetër që ndërhynë në këtë proces bënë shkelje kushtetuese, siç ka bërë koalicioni PAN përmes ekipit dialogues dhe siç po bën çdo ditë Presidenti.

Hoti ka theksuar se dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga Qeveria që është legjitime, bazuar në platformë që bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe qe miratohet nga 2/3 e votave te deputetëve.


Postimi i plotë:

Kosova ka humbur dy vite të plota me ndërhyrjet jo kushtetuese të Presidentit dhe Qeverisë përmes ekipit dialogues në procesin e dialogut. Krejt kjo ka ndodhur për shkak se Kryeministri ka abstenuar nga kompetencat kushtetuese, duke tentuar të bartë kompetencat fillimisht tek Presidenti përmes draft-platformës që Kryeministri e sjelli në Kuvend në Prill 2018, e pastaj tek ekipi dialogues përmes platformës dhe ligjit jo kushtetues për dialog.

Gjykata Kushtetuese e ka thënë qartë. Dialogu udhëhiqet vetëm nga institucionet që kanë kompetenca kushtetuese për të përfaqësuar Kosovën në çështje të tilla. Kushdo tjetër që ndërhynë në këtë proces bënë shkelje kushtetuese, siç ka bërë koalicioni PAN përmes ekipit dialogues dhe siç po bën çdo ditë Presidenti.

LDK mbetet e vendosur për këtë çështje. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka dhënë plotësisht të drejtë, se dialogu udhëhiqet nga Qeveria me mbikëqyrje të Kuvendit. Presidenti ka vetëm rol konsultativ.

Ne besojmë se dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga Qeveria që është legjitime, bazuar në platformë që bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe që miratohet nga 2/3 e votave të deputetëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Lugina
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

Lajme
Kalo në kategori