LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov do të merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor

Dimitrov do të merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në konferencën e gjashtë të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor (Samit) në Poznanj nën patronatin e kryeministrit polak, Mateush Moravjecki. Konferenca organizohet në suaza të kryesimit polak me “Procesin e Berlinit”, i cili në vitin 2014 u inicua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Siç kumtoi MPJ, në suaza të programit të ministrave të punëve të jashtme janë paraparë diskutime lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe rolin e shoqërisë civile, perspektivën eurointegruese të vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, ndërsa do të bisedohet edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të samitit të Procesit të Berlinit në periudhën në vijim.

Krahas sesioneve plenare dhe takimeve bilaterale me ministrat e punëve të jashtme nga vendet e tjera, ministri Nikolla Dimitrov do të marrë pjesë edhe në panel diskutime në suaza të Forumit të shoqërisë qytetare, që është pjesë e programit të Samitit.


Agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit është bazuar në dimensionin politik dhe ekonomik. Sfera kryesore të bashkëpunimit janë ndërlidhja transportuese dhe energjetike e rajonit, integrimi ekonomik, sektori afarist, bashkëpunimi mes të rinjve, trajtimi i çështjeve bilaterale dhe çështjeve të tjera të hapura politike nga e kaluara e rajonit, por edhe sfida globale të sigurisë dhe emigracionit. Këtë vit fokus i posaçëm i jepet edhe rolit të shoqërisë civile./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lëndime në krahun e majtë dhe kafazin e kraharorit" - Shurdhiqi nga Kardiokirurgjia flet për gjendjen e njërit nga të plagosurit

Jehona Hulaj
Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Lajme
Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

Politikë
Kalo në kategori