I porsazgjedhuri drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës (BKK), Sinan Kajtazi, përmes profilit të tij në Facebook ka paralajmëruar dorëheqjen e tij.
Sipas njoftimit, Agjencia Kundër Korrupsionit ka thënë se emërimi i tij paraqet konflikt interesi pasi ishte pjesë e Këshillit Drejtues të Baletit të Kosovës. Në rastin e emërimit të Arben Zharkut si drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, ky fakt nuk ka paraqitur problem për Agjencinë.
“Me keqardhje ju njoftoj që pas kërkesës sime për opinion nga Agjencia Kundër Korrupsionit, në lidhje me pozitën e Drejtorit të BKK, nga kjo agjenci më është kumtuar se sipas Ligjit Kundër Korrupsionit/neni 18, pozita ime si Drejtor i BKK do të përbënte “konflikt interesi”, meqë deri në Janar të 2019 kam qenë Kryetar i KD të BKK dhe në periudhë prej 2 vitesh pas largimit nga Këshilli Drejtues, nuk kam të drejtë të marrë këtë post.
Prandaj, ju njoftoj që sot kam dhënë dorëheqjen nga U.D i Drejtorit të BKK dhe rrjedhimisht më duhet të refuzoj emërimin si Drejtor nga Këshilli Drejtues i BKK.
Vullneti dhe dëshira ime ka qenë që të jap kontributin tim në të mirë të Institucionit të BKK, duke gëzuar mbështetjen e të gjithë balerinëve të BKK dhe stafit tekniko-artistik në TKK, po ashtu edhe komunitetit të artistëve, mirëpo duke respektuar ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, më duhet të refuzoj nderin që më është bërë me emërimin si Drejtor nga Këshilli Drejtues i BKK.
Unë do të vazhdoj të mos kursej më të mirën nga vetja si balerin, në shërbim të BKK” (sic.), ka shkruar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit